Ish-ambasadori Bosch: NATO ka informacione se situata mund të dalë jashtë kontrolli

Ish-ambasadori Bosch: NATO ka informacione se situata mund të dalë jashtë kontrolli

Diplomati holandez, dikur ambasador në Kosovë, Robert Bosch, ka deklaruar se e sheh si të domosdoshme që Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, NATO-ja, ta shtojë numrin e ushtarëve në Kosovë. Sipas tij, në këtë fazë në prag të zgjedhjeve në Serbi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po kërkon që t’i bashkojë të gjithë serbët, […]

Diplomati holandez, dikur ambasador në Kosovë, Robert Bosch, ka deklaruar se e sheh si të domosdoshme që Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, NATO-ja, ta shtojë numrin e ushtarëve në Kosovë.

Sipas tij, në këtë fazë në prag të zgjedhjeve në Serbi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po kërkon që t’i bashkojë të gjithë serbët, andaj ai nuk e përjashton mundësinë që situata të dalë jashtë kontrolli.

“Duke qartë se NATO-ja e ka rritur së fundmi angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar më shumë trupa në Kosovë. Këto lëvizje NATO nuk i ndërmerr pa pasur informacione se situata e sigurisë nuk është aq edhe sigurt në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Kjo situatë e ndjeshme e sigurisë ka të bëjë edhe me zgjedhjet në Serbi, ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërkon t’i mobilizojë të gjithë serbët. Natyrisht që pika më e nxehtë është veriu i Kosovës, ku tani afër kufirit me Serbinë po patrullojnë ushtarët britanikë dhe besoj se ata do të garantojnë siguri për atë pjesë. Por, ajo që po më shqetëson ka të bëjë me faktin se Milan Radoiçiq akoma lëviz i lirë dhe kjo është diçka e rrezikshme”, ka thënë ai për Tëvë 1.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se për shkak të situatës së brishtë të sigurisë në rajonin e Ballkanit, NATO po shqyrton mundësinë e shtimit të përhershëm të pranisë ushtarake për të mbajtur tensionet nën kontroll.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?