IKD-ja “akuzoi” ZKA-në për tejkalim kompetencash – nisin polemikat në distancë mes tyre

IKD-ja “akuzoi” ZKA-në për tejkalim kompetencash – nisin polemikat në distancë mes tyre

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), gjatë ditë së sotme mbajti një konferencë për media ku publikoi raportin “Auditimi jofinanciar nga ZKA: Ndërhyrje në sistemin e Drejtësisë”. Aty u tha se ZKA-ja ka bërë auditim të performancës në Gjykatat dhe Prokuroritë Themelore të Prishtinës dhe Pejës, si dhe në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave […]

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), gjatë ditë së sotme mbajti një konferencë për media ku publikoi raportin “Auditimi jofinanciar nga ZKA: Ndërhyrje në sistemin e Drejtësisë”.

Aty u tha se ZKA-ja ka bërë auditim të performancës në Gjykatat dhe Prokuroritë Themelore të Prishtinës dhe Pejës, si dhe në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV), përkatësisht zyrat rajonale të Prishtinës dhe Pejës, duke theksuar se ky auditim paraqet tejkalim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të ZKA.

Ndërkaq, vetë Zyra Kombëtare e Auditimit, ka dalë me një sqarim, duke thënë se janë të paqëndrueshme pretendimet e IKD-së lidhur me kompetencat e ZKA-së në kryerjen e auditimit “Efektiviteti i institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje”.

Sipas raportit të IKD-së, me ketë auditim, “ZKA ka ndërhyrë në pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial”.

“Raporti i IKD-së bazohet në një interpretim substancialisht të kufizuar të kornizës ligjore dhe të pabazuar në ndonjë vlerësim profesional të mbështetur në standarde që rregullojnë këtë fushë. ZKA-ja në komunikim me shkrim i është përgjigjur IKD-së se nuk ka audituar performancën profesionale të gjykatave dhe prokurorive, respektivisht performancën e prokurorëve dhe gjyqtarëve që merren me rastet e dhunës në familje, siç pretendohet”, thotë ZKA-ja.

Duke iu referuar mandatit kushtetues dhe ligjor, “Auditorja e Përgjithshme siguron opinionin publik se auditimi ‘Efektiviteti i institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje’ është kryer në përputhje të plotë më Kushtetutën, aktet tjera ligjore të aplikueshme, standardet ndërkombëtare të auditimit dhe praktikat më të mira të vendeve më të zhvilluara”.

LEXOJENI TË PLOTË SQARIMIN E ZKA-së

Ndaj sqarimit të ZKA-së ka reaguar IKD-ja, duke thënë fillimisht se “ZKA ka dërguar përgjigje me shkrim lidhur me këtë çështje para fillimisht të draftimit të raportit në fjalë”.

“Ndërsa, raporti i publikuar sot nga IKD, si draft, i është dërguar ZKA për komente, por se të njëjtit nuk kanë dërguar komente deri në ditën e publikimit të këtij raporti”, tha në fillim IKD-ja.

IKD-ja thotë se ZKA-ja, në sqarimin dërguar mediave, nuk tregon se çfarë ka audituar, “nëse jo performancën profesionale të gjykatave dhe prokurorive”.

“Në përmbledhjen ekzekutive të Raportit të Performancës lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës në familje, ndër të tjera, ZKA thekson se ‘…ky auditim është fokusuar në procesin e trajtimit të rasteve të raportuara të dhunës në familje, që nga momenti raportimit në polici deri tek përcjellja e rasteve në gjykata…’. Po ashtu, thuhet se ‘…nuk janë arritur rezultate të kënaqshme për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave…’ si dhe ‘…Sistemi shtetëror ka mangësi në angazhimin e hetuesve primar, përfshirje të mbrojtësve të viktimave, shqyrtim të rasteve me kohë nga organet e drejtësisë, si dhe regjistrim të rasteve të raportuara…’. Vonesat në trajtimin e këtyre rasteve, është një tjetër gjetje e këtij raporti. Nëse analizohen rekomandimet, pothuajse asnjë prej tyre nuk ka të bëjë me veprimet financiare, por me veprimet profesionale të KGJK dhe KPK. Ndër të tjera, rekomandimet kanë të bëjnë me afatin e njoftimit të viktimave, informimin e viktimave të rreth procesit gjyqësor, zhvillimin e programeve dhe aktiviteteve psikologjike të nevojshme për trajtimin e viktimave, gjurmimi me saktësi rastet e dhunës në familje, referimet dhe procedurat e trajtimit, prioritizimi i rasteve etj. Asnjë prej këtyre çështjeve nuk ndërlidhet as për së afërmi me veprimet ekonomike dhe financiare”, tha mes tjerash IKD në reagimin ndaj ZKA-së.

IKD thotë se të gjitha këto çështje janë aspekt profesional i menaxhimit të sistemit të drejtësisë.

“Për këtë, Kushtetuta kompetencë i ka dhënë KGJK dhe KPK dhe jo ZKA. Ndër të tjera, Kushtetuta [neni 108] ka përcaktuar se KGJK ‘…është përgjegjës për inspektimin gjyqësor, administrimin gjyqësor, përpilimin e rregullave për gjykatat në pajtim me ligjin, punësimin dhe mbikëqyrjen e administratorëve të gjykatave…’. Ndërsa, për ZKA, Kushtetuta thekson se ‘…është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar…’. Kështu, vet Kushtetuta ka ndarë këto role. Përzierja e ZKA-së në kompetencat e KGjK dhe KPK paraqet tejkalim të kompetencave të saj dhe ndërhyrje në kompetencat e KGjK dhe KPK, ngjashëm sikurse një auditim eventual financiar nga KGjK dhe KPK do të ndërhynte në kompetencat e ZKA”, thotë IKD-ja.

LEXOJENI TË PLOTË REAGIMIN E IKD-së

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?