Hyseni: Në vend që të shkojmë drejt zgjedhjeve, po shkojmë drejt Asociacionit

Zgjim Hyseni nga PSD, thotë se opozita tani e ka rastin të thotë se drafti i statutit të Asociacionit, nuk është i pranueshëm. “Kosova nuk ka pasë kurrë qeveri me mbështetje më të madhe se kjo, jo vetëm me numër. Kur një listë i ka mbi 50 %, nuk njeh historia parlamentare e Kosovës kështu. […]
“Kosova nuk ka pasë kurrë qeveri me mbështetje më të madhe se kjo, jo vetëm me numër.
Kur një listë i ka mbi 50 %, nuk njeh historia parlamentare e Kosovës kështu.
Pretendimi ka qenë, merruni ju me çështje të tjera, arsim, ekonomi, se për dialog, e kena njerin që merret.
Kjo qeveri e ka udhëheq në mënyrë krejt jo transparente dialogun, tërësisht jo bashkëpunuese dhe jo informuse me opozitën.
Opozita kësaj herët mundet me thanë unë iu qëndroj 2013, 2015 e çka keni sjell ju, është tejkalim i atyre marrëveshje.
Arbitrazhi nuk ka ekzistu as më 2013, 2015.
E drejta historike në këtë draft nuk ekziston, këtu flitet për etninë serbe që këtu ka jetu me shekuj.
Kosova e Ahtisaarit nuk është ndërtu kështu. Në draft të Asociacionit tash, përmendet jeta me shekuj e serbëve këtu.
Kosova me këtë Asociacionin, ka me i pasë dy qendra, Prishtinën dhe Mitrovicën e Veriut.
Përmenden kufijtë, nuk përmenden ma herët, janë në këtë draft.
Opozita ka të drejtë me thanë se cka ke sjell ti është përtej 2013, 2015.
Qeveria duhet me thirrë zgjedhje.
Por nuk jemi tuj shku drejt zgjedhjeve, jemi tuj shku drejt Asociacionit”, tha ai në Pressing, përcjell Periskopi.












