Hoxha për 100 eurot e pensionistëve dhe fëmijëve: Qytetarët po varen nga disponimi i Kurtit kur po e hap thesin e babadimrit

Hoxha për 100 eurot e pensionistëve dhe fëmijëve: Qytetarët po varen nga disponimi i Kurtit kur po e hap thesin e babadimrit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka folur për ndarjen e 100 euro nga Qeveria për pensionistët dhe fëmijët. Ajo e ka kritikuar qeverinë, duke thënë se kjo nuk është mënyra e duhur për t’i ndihmuar qytetarët, por duhet të rriten pagat, shkruan gazeta online Reporteri.net. “Tani në këtë kohë krize çkado që […]

Ajo e ka kritikuar qeverinë, duke thënë se kjo nuk është mënyra e duhur për t’i ndihmuar qytetarët, por duhet të rriten pagat, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Tani në këtë kohë krize çkado që dikush merr më shumë, ndjehet i vlerësuar sepse ia lehtëson jetën, kushdo qoftë ai apo ajo. Por në mënyrën se si kryeministri Kurti ka vendosur që t’i trajtojë qytetarët e Kosovës për mua është për keqardhje sepse çdo ditë e më shumë qytetarët po varen nga disponimi i zotit Kurti, kur e hap thesin e babadimrit apo të atij çudibërësit për të dhënë 100 euro për ndonjë kategori të caktuar. Kjo varësi krijon një rrethanë shoqërore që unë nuk ia kisha dashtë Kosovës. Z.Kurti është akteri që po e thellon këtë varësi. Është mungesa e integritetit personal të familjarit, punëtorit, të një njeriu kreativ që dëshiron të paguhet për punën që e ka bërë me meritë dhe jo me prit shtetin me ia dhënë 100 euro.”, tha ajo në DPT te Fidani.

Hoxha ka thënë se kjo nuk është mënyra për t’i ndihmuar njerëzit, ndonëse çmimet janë trefishuar.

Gjithashtu, Hoxha është shprehur se nuk mund të mbushet zbrazëtia materiale e shoqërisë kosovare duke i ndarë nga 100 euro, por ajo bëhet duke i rritur pagat dhe indeksuar ato në varësi nga tregu dhe inflacioni.

Ajo ka folur edhe për paralajmërimet për ikjet masive të qytetarëve nga Kosova pas 1 janarit, kur edhe do të liberalizohen vizat.

Hoxha u shpreh se kjo është shqetësuese dhe se duhet të jetë alarm për të gjithë shoqërinë.

“Qeveria e ka obligim të mendojë sepse ka marrë mandat për këtë punë. Në mund të japin mendime, të kritikojmë por mekanizma për të marrë vendime nuk kemi”, shtoi Hoxha.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?