Haziri: Kurti bëri shëtitje politike në Gjilan, interesin e qytetarëve e la në rend të dytë

Haziri: Kurti bëri shëtitje politike në Gjilan, interesin e qytetarëve e la në rend të dytë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Gjilan. Haziri tha Kurti ka bërë shëtitje politike, teksa interesin e qytetarëve e la në rend të dytë. ‘Kurti bëri shëtitje politike në Gjilan, interesin e qytetarëve e la në rend të dytë duke e nxjerrë interesin e […]

‘Kurti bëri shëtitje politike në Gjilan, interesin e qytetarëve e la në rend të dytë duke e nxjerrë interesin e partisë së tij në plan të parë Së pari, kryeministri Kurti ka harruar t’i tregojë familjes së Agon Musliut, i cili vdiq në kohën e qeverisjes së tij, se ku kanë mbetur hetimet për këtë rast tronditës dhe ku është përgjegjësia e tij si kryeministër. Duke injoruar familjen e Agonit dhe të të rinjve të Gjilanit, ne dje e pamë shetitjen politike, në kohën kur kanë stagnuar hiç më pak se 24 projekte sistemore”, ka thënë ai.

Tutje Haziri përmendi disa nga vendimet e Kurtit në Gjilan.

“Ai, në kundërshtim me ligjin dhe planin detal urban, ka përuruar parkun “Banja”, i cili u degradua skajshmërisht si projekt, duke i përjashtuar personat me aftësi të kufizuar.  Në kundërshtim me ligjin, vazhdon të proklamohet edhe për stadiumin e qytetit, i cili në fazën e parë është përfunduar. Ndalja e punimeve duke ia atribuar projektin një qeverisje dhe duke dashur të sillet një projekt i ri, e ka dyfishuar koston nga 7.1 milionë në 15 milionë.  Kryeministri erdhi në Gjilan me një pako të re financiare, duke e lidhur qarkoren e re pa i kompensuar qytetarët për qarkorën e vjetër, duke mos treguar se çka do të ndodhë për pjesën e dytë të autostradës prej Bresalcit në Konçul.  Stanishorka, nga 1.2 milionë euro, është nënshkruar në 2.5 milionë euro. Është rritur qind për qind kosto, e nuk janë paraparë ndërtimi i kolektorëve që çojnë në impiant. Projektin e impiantit, nga 18 muaj sa do të duhej të përfundojë, këtë projekt e kanë shtyrë për hiç më pak se në vitin 2028.  Skandali më i madh që ka ndodhur në Komunë është ai i kamionëve dhe ende nuk ka zbardhur Komuna asgjë se si mund të blihen kamionët në Gjermani pa një ofertë të hapur publike. Pagesa prej 38 mijë euro si transaksion ndërkombëtar është skandal që duhet të zbardhet. Në anën tjetër, LDK po mundohet të krijojë stabilitet dhe rregullshmëri në Asamblenë Komunale, duke qenë partia më e madhe politike në Gjilan. Manipulimeve, mashtrimeve e kamuflimeve po u vije fundi sepse Gjilani dhe Kosova meriton më shumë dhe më mirë!”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?