Haxhiu: Vrasësit e Liridonës duhet të marrin dënimin e merituar

Vrasësit e Liridona Ademajt duhet të marrin dënimin e merituar nga institucionet e drejtësisë, tha ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Kështu u shpreh ajo në konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”. Ne kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës mbi baza gjinore”, Haxhiu […]
Kështu u shpreh ajo në konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”.
Ajo përmendi vrasjen e Liridona Ademajt, ku në mesin e tre të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
“Një rast i cili duhet të marrë dënimin e merituar nga institucionet tona të drejtësisë. Rasti qe ndodhi para pak ditësh është dëshmi se kemi ende shumë punë për të bërë. Të gjitha institucionet duhet të jenë në krye të detyrës. Askush në Republikën e Kosovës nuk ka të drejtë të cenojë dinjitetin e askujt”, u shpreh ajo.












