Haxhi Shala dërgohet në Hagë, avokati i tij thotë se ‘dyshohet për pengim të drejtësisë’

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, i njohur edhe si komandant Topi, është dërguar në Hagë. Këtë për Express e ka konfirmuar avokati i tij Xhevdet Smakiqi, i cili bëri të ditur se për çka dyshohet ai. “Haxhi Shala është nisur në mëngjes për në Hagë. Ai dyshohet për pengim në drejtësi, ndikim […]
Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, i njohur edhe si komandant Topi, është dërguar në Hagë.
Këtë për Express e ka konfirmuar avokati i tij Xhevdet Smakiqi, i cili bëri të ditur se për çka dyshohet ai.
“Haxhi Shala është nisur në mëngjes për në Hagë. Ai dyshohet për pengim në drejtësi, ndikim te dëshmitarët”, tha ai.
Ai u arrestua dje pasi Specialja kreu bastisje në pronat e tij dhe atë e dërgoi në zyret e EULEX’it në Fushë Kosovë.












