Haradinaj për draftin e Asociacionit: Pse Kurti nuk bëri asnjë propozim, kjo është shqetësuese

Haradinaj për draftin e Asociacionit: Pse Kurti nuk bëri asnjë propozim, kjo është shqetësuese

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se draft-statuti për Asociacionin, të cilin e ka pranuar nga ndërmjetësit e BE-së, është shqetësues. Haradinaj kërkoi sqarime nga kryeministri Kurti se përse nuk ka propozuar Kosova një draft. “I gjithë dokumenti është shqetësim, logjika e dokumentit është shqetësuese, janë disa pika që janë shumë […]

“I gjithë dokumenti është shqetësim, logjika e dokumentit është shqetësuese, janë disa pika që janë shumë domethënëse, siç është rasti i arbitrazhit me të cilin bije fuqia e cilitdo institucion ligjor në Kosovë”, ka thënë Haradinaj në ‘RTK Prime’.

Pos tjerash ai deklaroi se edhe preambula është problem e cila sipas tij është e panevojshme dhe si e tillë duhet të hiqet përshirë edhe 1244-shin që është në të. Kreu i AAK-së tha se drafti duhet patjetër të dërgohet në Kushtetuese dhe gjyqtarët ta trajtojnë atë, në secilin nen, për të parë se ku ka shkelje kushtetuese.

Ish-kryeministri Haradinaj, ka qenë kritik për atë se pse dokumenti nuk u është dhënë nga institucionet e Kosovës por nga ndërmjetësit. Ai ka pyetur kryeministrin Kurti se pse ai nuk ka bërë një draft por ka pritur që një dokument i tillë të vije nga ndërmjetësit.

“Pas pranimit të planit franko-gjerman, Kosova do duhet ta propozonte një dokument, disa herë kanë ardhur amerikanët duke kërkuar nga Kosova që ta bëjë këtë hap, por kjo nuk ka ndodhur  cuditërisht”, deklaroi Haradinaj.

Kreu i AAK-së tha se versioni që ka ardhur është i padiskutueshëm. Në këtë intervistë kreu i AAK-së është pyetur edhe për raportet e tij me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me të cilin ka rregulluar raportet. Ai tha se shqiptarët duhet të flasin e të takohen sa më shumë dhe sipas tij në këtë kohë Rama ka dhënë kontribut të madh për Kosovën.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?