Haradinaj: Albin Kurti të shpallet ‘nongrata’ nëpër komuna, nëse kalon ky buxhet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se në Kuvend është nxjerrë për miratim buxheti më skandaloz që ka pasë Kosova ndonjëherë. Ai thotë se Kurti po iu bën diskriminim komunave që nuk udhëhiqen nga partia e tij. Haradinaj u sugjeron komunave që nëse nuk tërhiqet ky buxhet, Kurti të shpallet nongrata nëpër këto komuna. Ai […]
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se në Kuvend është nxjerrë për miratim buxheti më skandaloz që ka pasë Kosova ndonjëherë.
Ai thotë se Kurti po iu bën diskriminim komunave që nuk udhëhiqen nga partia e tij.
Haradinaj u sugjeron komunave që nëse nuk tërhiqet ky buxhet, Kurti të shpallet nongrata nëpër këto komuna.
Ai shkruan:
Në Kuvendin e Kosovës është nxjerrë për miratim Buxheti më skandaloz që ka pasë Kosova ndonjëherë.
Diskriminimi që u ka bërë Albin Kurti komunave që nuk janë nën qeverisjen e partisë së tij, nuk ka ndodhur as në kohën e Rankoviqit. Me këtë buxhet Albin Kurti i ka shpallë luftë të hapur qytetarëve të këtij vendi, duke ja u pakësu edhe bukën.
Kryeministër, tërhiqe këtë buxhet sa nuk je përballur me padëgjueshmëri qytetare!
Nëse nuk e tërheqë këtë buxhet, u sugjeroj qytetarëve të komunave të dëmtuara, të të shpallin “nongrata”!/periskopi












