Gjyqi zbardh vendimin: Berishës nuk iu cenua liria, dhëndri iu lirua sepse nuk ka rrezik ikjeje

Gjyqi zbardh vendimin: Berishës nuk iu cenua liria, dhëndri iu lirua sepse nuk ka rrezik ikjeje

Pretendimi i ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, se SPAK duhet të merrte autorizim nga Kuvendi, për masën e sigurisë ndaj tij, është çmuar i pabazuar në prova. Në vendimin e zbardhur gjatë ditës nga Gjykata e Apelit, që Top Channel e disponon ekskluzivisht, gjykata kujton ndryshimet kushtetuese të 2012-ës, për mburojën apo imunitetin e deputetëve dhe […]

Pretendimi i ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, se SPAK duhet të merrte autorizim nga Kuvendi, për masën e sigurisë ndaj tij, është çmuar i pabazuar në prova.

Në vendimin e zbardhur gjatë ditës nga Gjykata e Apelit, që Top Channel e disponon ekskluzivisht, gjykata kujton ndryshimet kushtetuese të 2012-ës, për mburojën apo imunitetin e deputetëve dhe konceptin e paprekshmërisë, që në rastin e Berishës nuk është shkelur as nga SPAK dhe as nga shkalla e parë.

Gjykata e Apelit në Shqipëri, shpjegon se masa e detyrimit me paraqitje, shpallur për Berishën, është një fuqi shtrënguese që nuk heq lirinë personale apo fizike të ankuesit, Sali Berisha, por vetëm lirinë e lëvizjes së tij jashtë shtetit.

Kjo masë që e detyron deputetin të paraqitet para policisë gjyqësore në ditë dhe orë të caktuara, sipas apelit nuk kërkon autorizim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, shprehet gjyqtarja Iliriana Olldashi, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata shpjegon se “imuniteti parlamentar nuk është një privilegj personal i deputetëve, por garanton që secili prej tyre të mund të ushtrojë lirisht mandatin e tij pa u ekspozuar ndaj persekutimit politik arbitrar, thuhet në vendimin e zbardhur, duke sqaruar se liria personale e deputetit Berisha do të ishte prekur në rast se do të zbatohej heqja e lirisë me vendim gjykate; urdhri i ndalimit të prokurorit, ndalimi me iniciativë nga policia gjyqësore, arrestimi në flagrancë”, diçka që nuk ka ndodhur.

Ky shpjegim hedh poshtë një nga kartat e Berishës për dosjen Partizani që ka insistuar përmes avokatëve edhe në apelit se mos marrja e një autorizimi e bën diskriminuese masën e shpallur për shkak të bindjeve politike të tij.

Gjykata ka hedhur poshtë edhe konsideratën e Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi se Irena Gjoka ishte e njëanshme dhe se ata nuk patën mundësi të mbrohen.

“Edhe nga dy Konventat Ndërkombëtare, Shtet Palë i së cilave është Republika e Shqipërisë, deduktohet se korrupsioni është ajo vepër penale në të cilën funksionari/zyrtari publik e kthen në ‘send të tregtueshëm’ autoritetin e tij për të kryer apo të moskryer një veprim që lidhet me funksionin e tij dhe ky abuzim me fuqinë zyrtare është një nga veprimet më të rënda të keqpërdorimit të detyrës, që del jashtë kufijve të së drejtës, për një përfitim të pandershëm, që mund të marrë personalisht vetë funksionari publik, apo një i tretë i lidhur me të”, shton Gjykata e Apelit, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Iliriana Olldashit, duke “vënë në shitje” autoritetin që ushtron dhe që i është besuar, zyrtari apo funksionari i lartë publik nëpërkëmb, jo vetëm detyrat specifike të funksionit të tij, por tradhton në mënyrë të pastër dhe shoqërinë. Vepra penale tipikisht e parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, bëhet edhe më e rëndë kur dyshimi për kryerjen e saj, i ngarkohet kreut të ekzekutivit, sikundër ka qenë në kohën e ngjarjes i hetuari ankues Sali Berisha, argumenton gjyqtarja e apelit.

Gjyqtarja Olldashi shpjegon se përse zbuti masën ndaj dhëndrit të ish-kryeministrit, duke e dërguar Malltezin nga arrest me burg në shtëpi. Gjykata mes të tjerave çmon se nuk ka rrezik ikjeje. Mbas zbardhjes së vendimit, SPAK pritet të dorëzojë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?