Gazetarja Klodiana Lala: Liridona dinte një sekret të errët për Naimin, nuk është punë parash

Gazetarja Klodiana Lala: Liridona dinte një sekret të errët për Naimin, nuk është punë parash

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kosovë, ku Naim Murseli inskenoi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës. Lala u shpreh se Naim Murseli ka dhënë fillimisht deklarata kontradiktore në polici, por edhe te familjarët e Liridonës me të cilët ka komunikuar pas ngjarjes së rëndë, raporton […]

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kosovë, ku Naim Murseli inskenoi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës.

Lala u shpreh se Naim Murseli ka dhënë fillimisht deklarata kontradiktore në polici, por edhe te familjarët e Liridonës me të cilët ka komunikuar pas ngjarjes së rëndë, raporton Voxnews.al.

Ajo shtoi se aludimet se ngjarja ndodhi sepse Naim Murseli kërkonte të përfitonte prej një siguracioni jete me vlerë miliona euro në Suedi janë të rreme, pasi siguracioni më i lartë i mundshëm në shtetin skandinav për jetën është rreth 1 milion euro.

Sipas saj vrasja ka ndodhur për t’i mbyllur gojën Liridona Ademajt për një sekret që ajo dinte dhe se vrasja nuk ka qenë e planifikuar mirë, por ka qenë një plan i nxituar.

“Naim Murseli ishte duke drejtuar makinën, kishte hequr rripin e sigurimit, mori fëmijët, u largua, ndërsa gruaja u qëllua për vdekje. Nuk bënte sens. Që në momentet e para që u pyet Naimi fillimisht tha se ishte gruaja, më pas ai. Gjatë marrjes në pyetje ai ishte kontradiktor, ndaj edhe policia e futi në rrethin e të dyshuarve. Policia mori më pas informata për lëvizjet e tij para krimit dhe më pas dhe ka instaluar kamera në vendet ku mendohej se do të shkonte.

Liridona Ademaj me familjen darkuan në një restorant, dhe një prej personave prezentë në restorant ishte edhe vrasësi Granit Plava. Një person nga i njëjti fshat me Naimin. E dyta, personat e përfshirë, Kushtrim Kokalla, kushëriri i Nurselit, janë takuar pas ngjarjes dhe kjo është provuar përmes disa kamerave sekrete të vendosura nga policia.

Fillimisht u shoqërua Granit Plava dhe kur ai u vendos para fakteve, ai pranoi që ishte ekzekutori dhe ka dhënë informacion për mënyrën se si kreu krimin dhe zbuloi se Murseli i premtoi 30 mijë euro për kryerjen e vrasjes. Më pas është shoqëruar Naim Murseli që fillimisht ka pranuar ngjarjen dhe më pas e ka mohuar përmes avokatit.

Kokalla rezulton si ndihmës dhe ndërmjetës mes Naim Murselit dhe Granit Plavës.

Vrasja ndodhi në një zonë pa kamera sigurie dhe ka një rrugë qorre pa dalje. Nga aty, Naim Murseli po drejtonte automjetin dhe Granit Plava, i maskuar i është drejtuar automjetit dhe ka shkuar te ana e gruas, ku ka qenë xhami i makinës i hapur rreth 10 centimentra. Mendohet se ajo mund të ketë reaguar. Naim Murseli ka marrë fëmijët dhe ka tentuar të largohet, ndërsa gruaja u vra me një plumb.

Fëmijët janë 4 dhe 6 vjeç. Po të shikoje, daja i tyre dhe gjyshi thanë se fëmijët rrëfyen që e  kanë harruar prapa mamin. Djali i madh ka dhënë disa detaje.

Dyshimin për vrasjen për siguracionin e ngritën edhe familjarët e Liridonës. Naim Murseli kishte probleme financiare dhe jetë të shfrenuar sipas tyre, por siguracioni më i lartë në Suedi është 1 milionë euro. Mendoj se kjo ngjarje ka një motiv krejt tjetër.

Kam shumë dyshime, por nuk dua të nxitohem. Liridona Ademaj nuk jeton më, por besoj se mes çiftit ka pasur një konflikt shumë të fortë. Familjet nuk kanë ditur gjë, por Liridona ka ditur diçka që ka shkaktuar dhe konflikt mes tyre.

Naim Murseli ka fjetur natën që kishte në morg gruan, në një hotel, nuk ishte as në familjen e tij, as të gruas. Një njeri që ka humbur nënën e fëmijëve të tij. Vrasja ndodhi për t’i mbyllur gojën për një sekret që Liridona dinte dhe nuk ishte e menduar mirë, ka ndodhur me nxitim. Prokuroria po ashtu po heton për mundësinë e një piste tjetër, jo asaj të siguracionit. Është një pistë e hapur lidhur me motivin e pasionit, pra lidhjes së Naim Murselit me persona të tretë”, u shpreh Lala në emisionin “Open” në News24.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?