Fjalimi i Osmanit, Muharremi: Gati 500 mijë gra janë të papuna, ku është kontributi i Presidentes

Analisti Shenoll Muharremi, duke iu referuar fjalimit të fundit të vitit të Presidentes në Kuvend, shkruan se është për t’u vlerësuar hapësira në fjalim dedikuar grave, por thotë se fjalët duhet shndërruar në vepra konkrete. Ai shkruan: Po e ndëgjoj fjalimin e Presidentës në Kuvend ku një pjesë e konsiderueshme ju dedikua të drejtave të […]
Ai shkruan:
Po e ndëgjoj fjalimin e Presidentës në Kuvend ku një pjesë e konsiderueshme ju dedikua të drejtave të grave. E përshëndes hapsirën që ka dedikuar barazisë gjinore por ne duhet me vlerësu kontriboutin me vepra konkrete në legjislacion, programe, përkrahje buxhetore, punësim dhe integrim të grave në pozita të larta. Fjalët nuk mjaftojnë. Dje u aprovua Buxheti i Kosovës 2024, cili është alokimi për gratë? Për gati 500,000 gra në moshë pune që janë të papuna dhe jashtë tregut të punës. Cili është kontribouti i presidentës me pas buxhet më shumë për gra në këtë buxhet? Cilat iniciativa legjislative i kemi adresuar për të përmirësu masat kundër diskriminimin dhe dhunës e krimit ndaj grave? Pak, shumë pak kemi parë veprime konkrete me ndikim të liderëve insitucional për të drejtat e grave… e në anën tjetër shumë fjalë. Herën e fundit kur qeveria ka ndarë një buxhet për gratë kanë qenë 60,000 euro. Buxheti 3.3 miliardë që u aprovua dje, sa % shkojnë për gratë që janë të margjinalizuara? Më shumë veprime, më pak fjalë!












