Edhe këtë e bëjnë rusët, detyrojnë fëmijët të ushtrojnë qitje – shtien mbi fotografitë e Bidenit, Zelenskyt e Stoltenbergut

Edhe këtë e bëjnë rusët, detyrojnë fëmijët të ushtrojnë qitje – shtien mbi fotografitë e Bidenit, Zelenskyt e Stoltenbergut

Një grup fëmijësh rusë janë filmuar duke ushtruar në qitje duke përdorur fotografi të presidentit amerikan Joe Biden, homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Gazeta e kontrolluar nga qeveria ruse Argumenti e Fakti, raportoi se si fotografitë e liderëve botërorë u vendosën në një poligon të vogël […]

Gazeta e kontrolluar nga qeveria ruse Argumenti e Fakti, raportoi se si fotografitë e liderëve botërorë u vendosën në një poligon të vogël të qitjes në një shkollë teknike në qytetin siberian Tomsk, rreth 4,500 kilometra në lindje të Moskës, transmeton Telegrafi.

Këshilltari i ministrit te Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko, publikoi një video të shkurtër të të shtënave me armë, megjithëse është e paqartë se çfarë përdorën fëmijët si municion.

Gerashchenko shkroi se në Rusi “fëmijët “po mësojnë patriotizëm” ndërsa qëllojnë Bidenin, Zelenskyn dhe Stoltenbergun”, transmeton Telegrafi.

Ushtrimet në qitje u zhvilluan si pjesë e festivalit të dytë vjetor “Luftëtari Paqësor i Federatës Ruse” të mbajtur në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Tomsk. U organizua nga grupi “Pamfleti i Betejës: Djemtë tanë”.

“Është veçanërisht e rëndësishme që brezit të ri t’i rrënjosen konceptet e patriotizmit, dashurisë për atdheun dhe ruajtjen e historisë sonë dhe traditës ruse”, thuhet në njoftimin e organizatorëve në rrjetin social VK.

Ata shtuan se në mesin e të ftuarve të ngjarjes ishin anëtarë të grupit mercenar Wagner, Vëllazëria Detare Tomsk, Grupi i Forcave Sovjetike në Gjermani, Këshilli Rajonal i Veteranëve dhe Fronti Popullor i Rajonit Tomsk. Kishte edhe përfaqësues të Ministrisë ruse për Situatat Emergjente, si dhe pjesëtarë të Gardës ruse.

Siç raporton Newsweek, fotografitë në mediat sociale tregojnë pjesëmarrëset me kostume popullore duke pozuar pranë burrave me uniforma ushtarake, disa me fytyrë të mbuluar.

In Russia, children “learn patriotism” while shooting at Biden, Zelenskyy and Stoltenberg.

A festival called “Peaceful Warrior of the Russian Federation” was held in the Russian city of Tomsk. At one of the locations, a shooting range was set up for children, where instead of… pic.twitter.com/c55YStNBN5

— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) December 5, 2023

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?