Dyshimet për keqpërdorim të ujit nga ujësjellësi, flet menaxheri i “Spirit of Drini”: Jo një gyp, po asnjë gotë nuk ka pas mundësi mu anashkalu

Dyshimet për keqpërdorim të ujit nga ujësjellësi, flet menaxheri i “Spirit of Drini”: Jo një gyp, po asnjë gotë nuk ka pas mundësi mu anashkalu

“Spirit of Drini” është fabrika për prodhimin e ujit e cila është proceduar në Prokurorinë Themelore në Pejë, pasi që dyshohet se ka keqpërdorur ujin ilegalisht. Menaxheri i kësaj kompanie Auron Osmanaj e mohoi, i cili tha për Insajderin se ndihen zero fajtor pasi që nuk është gjetur asgjë ilegale. Osmanaj e quajti interes të […]

Menaxheri i kësaj kompanie Auron Osmanaj e mohoi, i cili tha për Insajderin se ndihen zero fajtor pasi që nuk është gjetur asgjë ilegale.

Osmanaj e quajti interes të brendshëm, pasi që siç tha ai nuk iu ka gjind asgjë ilegale. Tutje tha se e kanë gjetë vetëm një çeshme të vogël të cilën e përdor një kojshi për lopë e dhi.

“Zero fajtorë, jo per shkak qe u gjind, por nuk është gjind asgjë, është interes komplet i brendshëm. Sa i përket neve ne kemi dy gypa të licensume, një gyp është fi 75 i cili është në funksion dhe gypi rezervë përshkak ardhjes së makinerisë së re dmth 90-she. Gypi i dyte është jashtë funksioni dmth është kapur me gypin e parë që dmth e ka jep vendimin Hidrodrini. Te na sen s’kanë gjet , kanë gjetë çeshme e cila është jashtë thurjes, një çeshme e cila e përdor kojshia për begati të veta, për lopë, dhi, i cili është person me aftësi të kufizuara psiqike”, tha menaxheri i kësaj fabrike. Gypi i djatht është apliku dhe kemi vendimi si fi 90 ndërsa këta e kanë vendos vet Hydrodrini fi 100“, tha menaxheri i “Spirit of Drini”.

Tutje Osmanaj tha se do ta padisin Hidrodrinin, duke e theksuar se jo një gyp por asnjë gotë nuk është anashkalu nga ana e tyre.

“Ne e kemi bë kërkesën nga Hidrodrini tri herë që me ardhë me hek atë çeshme, ajo është e vogël, ai zotëria ka ardh edhe e ka hek blloken, dmth, na e kemi bo kërkesën tri here edhe inspektimin e kemi bo kërkesën. Na nihemi 0 fajtor. Do ta padisim Hidrodrinin. Jo një gyp , po asnjë gotë nuk ka pas mundësi mu anashkalu nga ana jonë”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?