Dorëheqja e katër zyrtarëve shëndetësorë në Spitalin e Mitrovicës, flasin nga ShSKUK-ja

Dorëheqja e katër zyrtarëve shëndetësorë në Spitalin e Mitrovicës, flasin nga ShSKUK-ja

Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sali Haxhibeqiri” të enjten kanë dhënë dorëheqje nga pozitat udhëheqëse katër zyrtarë shëndetësorë me arsyen se nuk kanë mundur të ushtrojnë kompetencat e tyre në mënyrë të pavarur. Nga Shërbimi Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK)  kanë konfirmuar se zëvendësuesi i drejtorit të Spitalit ka dhënë dorëheqje, e […]

Nga Shërbimi Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK)  kanë konfirmuar se zëvendësuesi i drejtorit të Spitalit ka dhënë dorëheqje, e cila është aprovuar nga drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së.

Ndërsa, sa i përket tre zyrtarëve të tjerë nga ShSKUK-ja thanë se ata nuk caktohen e zgjidhen nga ShSKUK, por nga drejtori i Spitalit të Mitrovicës.

“Konfirmojmë se zëvendësuesi i drejtorit të Spitalit ka dhënë dorëheqje, e cila është aprovuar nga drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK.  Sa i përket ekipit tjetër ata nuk i përgjigjen drejtorit të ShSKUK dhe nuk caktohen e zgjidhen nga ShSKUK, por drejtorit të spitalit, të cili i përgjigjen”, kanë thënë në përgjigjen e tyre nga ShSKUK-ja.

Po ashtu nga zyra për informim në ShSKUK thanë se në vend zëvendësuesit të drejtorit të Spitalit është caktuar Laura Nushi.

Telegrafi ka kontaktuar edhe të sapo emëruarën në krye të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Laura Nushi e cila konfirmoi për dorëheqjet nga pozitat e tyre udhëheqëse të tre zyrtarëve të tjerë.

Ndërkaq, siç mëson Telegrafi këta janë zyrtarët shëndetësorë që kanë dhënë dorëheqje nga pozitat udhëheqëse: ud.drejtori Ekzekutiv, Enver Beqiri, ud.drejtori Shëndetësor, Fatbardh Rexha, ud.drejtoresha Infermierëve, ud.Merita Habibaj dhe ud.drejtoresha Operative, Hajrie Mustafa.

Gjithashtu Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët përmes një përgjigje elektronike kanë shkruar se duhet t’i drejtohen ShSKUK-së.

“Lidhur me pyetjet e juaja, luteni që t’i drejtoheni ShSKUK-së, pasi që Spitalet e Përgjithshme janë nën kompetencën e e ShSKUK-së”, thanë nga MSh-ja.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?