Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore, deputetët e VV-së mungojnë sërish

Në mungesë të deputetëve të VV-së ka dështuar që të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. Në këtë mbledhje do të diskutohej rreth buxhetit të […]
Në këtë mbledhje do të diskutohej rreth buxhetit të Komisionit dhe rreth angazhimit të ekspertëve.
Kryetari i këtij Komisioni, Rashit Qalaj, tha se edhe pse kanë rënë dakord me deputet e VV-së që kjo mbledhje të mbahet ata nuk kanë ardhur.
“Me një dakordim që kemi pasur dje në një punëtori me disa nga kolegë të partisë në pushtet që të vazhdojmë punën e këtij Komisioni”.
“Që sot takimi të mbahet në ora 13:00, fatkeqësisht kemi mungesë të deputetëve të VV-së”, tha ai.














