Dështimi i shkëmbimit të kufijve – Gorani: Në vitin 2018 pashë një çmendi, kjo shoqëri i ra vetit pushkë në këmbë

Analisti Dukagjin Gorani tha se në vitin 2018 Kosova e ka humb një moment historik sa i përket ripërcaktimit të kufijve. Ai tha se në vitin 2018, kjo shoqëri i ra vetës pushkë në këmbë. Procesi i rimendimit i riorganizimit gjeopolitik në Ballkan ka mujt me qenë i mundshëm. Është e vërtetë që një pjesë […]
Ai tha se në vitin 2018, kjo shoqëri i ra vetës pushkë në këmbë.
Procesi i rimendimit i riorganizimit gjeopolitik në Ballkan ka mujt me qenë i mundshëm. Është e vërtetë që një pjesë e qeverive evropiane nuk e ka dashtë, sidomos diplomacia gjermane ka qënë kundër, mirëpo jo kundër deri në atë masë sa me mujtë me ndalë këtë proces. Ata kanë qenë kundër meqenëse nuk e kanë mendu këtë si zgjidhje bashkëkohore evropiane. Ajo s’do të thotë që kishin mujtë me ndalë”, tha Gorani në Pressing, transmeton Express.
“Të vetmit njerëz që e kanë ndalë procesin e ripërcaktimit të kufijve dhe procesin e mundshëm të një nisje të një bashkimi real me Shqipërinë, të vetmit njerëz kanë qenë Lëvizja Vetëvendosje, sot që është kryeministër Albin Kurti dhe njeri president Vjosa Osmani, këta kanë qenë bartësit e pengesës së një procesi që ka qënë proces në atë kohë”, tha ai.
“Qa kom pa unë në vitin 2018 ka qenë një çmendi shoqërore që i ka ra vetit pushkë në këmbë”, tha Gorani.
“E ka huq një moment të rëndësishëm historik”, shtoi ai.












