Derisa Rita Ora do të prezantojë programin, Bebe Rexha do të performojë në natën e ndërrimit të viteve në ‘Times Square”

Derisa Rita Ora do të prezantojë programin, Bebe Rexha do të performojë në natën e ndërrimit të viteve në ‘Times Square”

Në prag të festave të fundvitit, televizioni ABC ka zbuluar listën e plotë të artistëve që do të japin performancë në shfaqjen e famshme “Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve”, e cila çdo vit organizohet në sheshin ‘Times Square’ më 31 dhjetor dhe vazhdon deri në nisje e Vitit të Ri. Bebe Rexha, këngëtarja me […]

Bebe Rexha, këngëtarja me prejardhje shqiptare dhe me një karrierë të njohur ndërkombëtare, është një nga emrat e mëdhenj që do të ngjisin skenën këtë vit, shkruan ET Online.

Ajo do të performojë një repertoar këngësh tëbebe saj, kryesisht nga albumi i suksesshëm i vitit 2023, i vetë titulluar “Bebe” – të cilin ajo e nxori në shitje gjatë muajit prill.

Nga suksesi i filmit “Barbie” i Greta Gerwig, grupi i viteve ’90, Aqua, do të këndojnë këngën e tyre klasike të vitit 1997, “Barbie Girl”, si dhe këngën e tyre, “Doctor Jones”.
Ndërkohë, artistë të tjerë si Reneé Rapp dhe Bebe Rexha do të prezantojnë për oublikun muzikë të re, ndërsa grupi me përvojë Green Day do të rikthejnë në vëmendje krijimtarinë e tyre të impresionueshme.

Bebe Rexha do të jetë pjesë e bashkëpunimit të veçantë së bashku me Loud Luxury x Two Friends, dhe pritet të sjellë një performancë të jashtëzakonshme që do të mbetet në mendjen e audienca për një kohë të gjatë.

Bebe Rexha duke performuar në natën e ndërrimit të viteve në “Times Square” në vitin 2019 (Foto: Just Jared)

Të gjithë sytë do të jenë drejtuar nga ajo, pasi ka njohur suksese të mëdha me hitet e saj dhe vazhdon të mbetet një prej zërave më të fuqishëm në skenën ndërkombëtare të muzikës pop.

Por ajo nuk është shqiptarja e vetme që do të marrë pjesë në eventin e natës së ndërrimit të viteve, pasi në kryeqendrën e botës do të jetë edhe artistja tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila do të prezantojë krah Ryan Seacrest.

Shfaqja “Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve” do të transmetohet më 31 dhjetor, duke filluar në ora 8 p.m. ET në televizionin ABC dhe do të përfundojë me numërimin mbrapsht deri në mesnatë në “Times Square”, ku topi i festave do të bjerë, duke shënuar hyrjen në vitin 2024.

Ky event i përvitshëm ofron një gamë të gjerë performancash dhe paraqitjesh të këngëtarëve më në zë të muzikës botërore në pesë orë e gjysmë transmetim. Megjithëse legjenda e televizionit Dick Clark ndërroi jetë në vitin 2012 në moshën 82-vjeçare, shfaqja e Vitit të Ri vazhdon të nderojë trashëgiminë e tij.

Image

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya