Çfarë moti na rezervon java e re, sipas MeteoBallkan

Çfarë moti na rezervon java e re, sipas MeteoBallkan

Edhe një javë dhjetori me mot të ndryshueshëm dhe mjaft dinamik. Tri ditët e para të javës në territoret tona do të kemi mot kryesisht stabil, por jo në tërë territorin. Nën ndikimin e masave kryesisht anticiklonike reshjet do të jenë të pakta, megjithatë përsëri priten reshje kalimtare nga kalimi i një fronti të dobët, […]

Edhe një javë dhjetori me mot të ndryshueshëm dhe mjaft dinamik.

Tri ditët e para të javës në territoret tona do të kemi mot kryesisht stabil, por jo në tërë territorin. Nën ndikimin e masave kryesisht anticiklonike reshjet do të jenë të pakta, megjithatë përsëri priten reshje kalimtare nga kalimi i një fronti të dobët, të ftohtë ajror që pritet sonte gjatë natës.

Temperaturat do të jenë të larta për këtë periudhë kohore tri ditët e para të javës për shkak të rrymimeve ajrore nga jugu dhe jugperëndimi. Parashihen vranësira, intervale kohore me diell e riga afatshkurtra, lokale shiu.

Cikloni i mesit të javës

Të enjten do të kemi ardhjen e një cikloni me plotë lagështi së bashku me frontin e ftohtë do të shkaktojnë reshje të dendura shiu. Reshje intensive shiu priten në territorin e Republikës së Kosovës, Shqipëri, pastaj edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës. Reshje bore në viset malore.
Cikloni i fuqishëm dhe me shumë lagështi të premten do të kalojë thellë në juglindje dhe lindje të Evropes dhe në këtë mënyrë do të fillojnë të fryjnë erëra të ftohta veriore në viset tona duke kushtëzuar shndërrimin e reshjeve të shiut në reshje bore, por lagështia e madhe ciklonike do të largohet, prandaj mund të ndodhë të mos kemi reshje të dendura bore, por reshje të dobëta deri mesatare bore dhe kjo mbetet ende enigmatike. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme.

Ekspansioni i Anticiklonit të Azoreve

Për fundjavë (të shtunën) na pret mot i ftohtë dhe me erëra të ftohta nga veriu, ndërsa priten edhe reshje kryesisht të dobëta bore. Në këtë fundjavë do të kemi një ekspansion super të madh të anticiklonit të Azoreve drejt Evropës dhe territoreve tona. Ky anticiklon do të stabilizojë motin pas ciklonit të mesjavës, por mbetet ftohtë dhe me ngrica gjatë fundjavës.

Pra, më pak fjalë: tri ditët e para të javë dukshëm më të ngrohta, me intervale me diell, reshje të pakta shiu e vranësira lokal, të enjten dendësim i madh i vranësirave dhe reshje të dendura shiu. Të premten dhe për fundjavë ulje e njdeshme e temperaturave dhe fjolla të herëpashershme, lokale bore./MeteoBallkan

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?