Boletini për Periskopin: Nuk jam dorëhequr, ka përfunduar mandati

Gjatë ditës së sotme në median tonë është publikuar një artikull se kryetari i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës [RTK], Besnik Boletini, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij. Ky artikull ka qenë i bazuar në postimin e fundit të bërë nga z. Boletini në profilin e tij në Facebook. Por, ky më pas […]
“Mbrëmë ishte mbledhja e fundit përmbyllëse e mandatit dyvjeçar në krye të Bordit të RTK-së”.
Perskopi më pas ka komunikuar me vetë z. Boletini për ta sqaruar këtë pjesë, teksa ai na ka thënë se nuk ka dhënë dorëheqje, veçse mandati i tij ka përfunduar së bashku me tre anëtarë të tjerë të bordit.
Për këtë raportim, të transmetuar gabimisht, Periskopi ka kërkar falje nga z. Boletini dhe të gjithë lexuesit e saj.












