Barnatorja në Prishtinë e kamuflon medikamentin me origjinë serbe me tjetër barkod

Të gjitha produkteve që shiten në tregun e Kosovës duhet t’i dihet vendi i origjines së tyre. Kjo vlen edhe për produktet medicinale. Por, si duket një gjë e tillë nuk është fare problem për barnatoren “Chamomil”, në lagjen Ulpiana- Prishtinë. Në një video të siguruar nga Insajderi, një ilaç i blerë nga një konsumator […]
Të gjitha produkteve që shiten në tregun e Kosovës duhet t’i dihet vendi i origjines së tyre. Kjo vlen edhe për produktet medicinale.
Por, si duket një gjë e tillë nuk është fare problem për barnatoren “Chamomil”, në lagjen Ulpiana- Prishtinë.
Në një video të siguruar nga Insajderi, një ilaç i blerë nga një konsumator në këtë farmaci e ka të mbuluar barkodin që tregon vendin e origjinës së medikamentit.
Siç shihet në video, poshtë letrës me barkodin 063 është e vendosur letra që tregon vendin e origjinës, në të cilin figuron barkodi 860 (Serbi).
Në një kërkim në internet është e pamundur të gjendet se cilit shtet i takon një barkodi e tillë (063).
Insajderi ka telefonuar stafin e kësaj barnatore, ku farmacistja është pyetur se ilaçin e quajtur Carvaxyl si medikament me origjinë të cilit shtet e shesin.
“Është produkt serb, veç mbi të është një mbishkrim i kompanisë. Në të janë të vendosur detaje të kompanisë dhe numri i tyre. Pra për shkak të kësaj letre, shteti i origjinës nuk mund të kuptohet”, ka deklaruar ajo.
Në vijim është e bashkëkangjitur edhe kuponi fiskla që dëshmon se produkti është blerë në farmacinë “Chamomil”.













