Babai i Naim Murselit reagon pas arrestimit të të birit, Naimit – i dyshuar për rastin e vrasjes së gruas së tij, Liridonës

Familja Murseli, më konkretisht babai i Naim Murselit i arrestuar sot nën dyshimet për vrasjen e gruas së tij Liridona Murseli ka bërë të ditur se kanë anuluar të pamën për vdekjen e Liridona Murselit. Shaban Murseli nëpërmjet një postimi në Facebook ka konfirmuar një gjë të tillë. Kujtojmë se, Saban Murseli në ditën e […]
Shaban Murseli nëpërmjet një postimi në Facebook ka konfirmuar një gjë të tillë.

Kujtojmë se, Saban Murseli në ditën e sotme [para se të ndodhte arrestimi i djalit të tij, Naimit] ka treguar një version të tij se si ka ndodhur ngjarja ku erdhi deri te vrasja e Liridonës.
Ai tha se reja e tij kishte rezistuar ta dorëzojë çantën e saj ku kishte disa para dhe se s’ka mundur të ikë meqë është “ngatërruar pak” me rripin e sigurisë në veturë.
“Versioni më i saktë është që ka rezistu me dorëzu çantën e krahun, aty i ka pasë ca të holla, një shumë të konsiderueshme të të hollave. I ka gjuajt fëmijët prej kerrit edhe në gjuhën suedeze iu paska pasë thonë “ik”. Por, mesa duket është ngatërru pak edhe me rripin e sigurisë”.
Kujtojmë se, Liridona Ademaj Murseli është varrosur sot në Cërmjan të Gjakovës. /Periskopi/












