Asnjë ditë burg për djalin e biznesmenit Burim Gashi që mbyti profesorin në aksident

Asnjë ditë burg për djalin e biznesmenit Burim Gashi që mbyti profesorin në aksident

Profesori Ferhat Bejtullahi, mbrëmjen e 2 dhjetorit, po bënte si zakonisht rrugën nga vendi i punës së tij, kolegji UBT, për në banesën e tij. Por, në rrugën “Bill Klinton”, afër vendit të tij të punës një shofer i papërgjegjshëm e shtypi me veturë. Bejtullahu, një profesor i respektuar në lëmin e tij, vdiq pak […]

Por, në rrugën “Bill Klinton”, afër vendit të tij të punës një shofer i papërgjegjshëm e shtypi me veturë.

Bejtullahu, një profesor i respektuar në lëmin e tij, vdiq pak orë më vonë nga plagët e marra nga ky aksident.

Çdokush do të mendonte se shoferi i papërgjegjshëm tashmë është në qendrën e paraburgimit, duke vuajtur 30 ditëshin e parë të ndëshkimit për krimin e bërë.

Por, kjo nuk ka ndodhur, shkru

Njeriu që e mbyti profesorin Bejtullahu rastisi të jetë djali i një biznesmeni të fuqishëm – multimilioner.

Nuk vuajti asnjë natë në burg, është i lirë që nga nata kur kreu krimin. Që nga 3 dhjetori.

Vrasësi i profesorit është Vullnet Gashi. Është djali i biznesmenit Burim Gashi.

Biznesmeni Burim Gashi është i njohur për lidhjet e tij të fuqishme me politikën e me grupe të fuqishme të interesit. Ka përfituar një varg benefitesh nga fondet publike. Është pronar i firmës “Agro Llapi”.

Për rastin detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bënte me dije se këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ishte dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhej tutje në konfirmim.

Një ditë pas, policia përmes raportit 24 orësh konfirmonte se viktima, në këtë rast profesori Bejtullahu kishte ndërruar jetë në QKUK.

I dyshuari është shoqëruar në polici”, konfirmonin nga policia por ka mjaftuar vetëm intervistimi i tij dhe asnjë masë tjetër nuk është ndërmarrë kundër djalit të biznesmenit.

Për atë se si u bë që djali i biznesmenit të lirohet pa mbajtur asnjë ditë burg, gazeta kontaktoi Prokurorinë Themelore në Prishtinë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Insajderi po ashtu ka insistuar që një përgjigje të marrë edhe nga biznesmeni, Burim Gashi por i njëjti nuk është përgjigjur.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?