Arrestohen 7 të dyshuar për krime lufte në Srebrenicë

Arrestohen 7 të dyshuar për krime lufte në Srebrenicë

Shtatë njerëz, përfshirë komandantë dhe anëtarë të Brigadës së Zvornikut të ish-ushtrisë së Republikës Sërpska, janë arrestuar nën dyshimin për krime lufte gjatë gjenocidit të kryer nga serbët e Bosnjës kundër mijëra burrave myslimanë në Srebrenicë në vitin 1995, në lindje të Bosnjë e Hercegovinës, njoftuan të premten zyrtarët boshnjakë. Të dyshuarit u arrestuan nga […]

Të dyshuarit u arrestuan nga Agjencia shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) në afërsi të Zvornikut, tha kjo agjenci pa treguar datën e kapjes së tyre.

SIPA theksoi se të arrestuarit do t’i dorëzohen Zyrës së Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës, pas hetimeve shtesë.

Zyra e Prokurorit konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se në mesin e të dyshuarve ka komandantë të ish-brigadës së Zvornikut.

Trupat serbe të Bosnjës i vranë më shumë se 8.300 kryesisht burra dhe djem boshnjakë brenda dhe përreth Srebrenicës në korrik të vitit 1995, pasi paqeruajtësit holandezë të OKB-së dështuan ta mbronin një “zonë të sigurt” të OKB-së.

Autoritetet thanë se shtatë personat e arrestuar dyshohen për vrasjen e rreth 800 boshnjakëve afër Orahovacit, pasi kjo zonë ishte kapur nga ushtria e Republikës Sërpska.

Ish-Gjykata Penale Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e kanë shpallur gjenocid këtë tragjedi.

Më shumë se 50 njerëz janë ndëshkuar me dënime me burgim për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë.

Trupat e viktimave janë nxjerrë nga më shumë se 80 varre masive në Srebrenicë dhe në zonat e afërta Zvornik dhe Bratunac

Radovan Karaxhiq, presidenti i parë i Republikës Sërpska, entitetit kryesisht serb i cili bashkë me federatën boshnjake dhe atë kroate e përbëjnë Bosnjën, u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera, përfshirë në Srebrenicë.

Ai po e vuan dënimin në një burg britanik.

Komandanti i ish-ushtrisë së Republikës Sërpska në atë kohë, Ratlko Mlladiq, po e vuan një dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid, po ashtu./REL

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit