Aksion i madh i policisë spanjolle: Sekuestrohen 11 tonë kokainë, mes të arestuarve edhe shqiptarë

Aksion i madh i policisë spanjolle: Sekuestrohen 11 tonë kokainë, mes të arestuarve edhe shqiptarë

Policia spanjolle sekuestroi 11 tonë kokainë dhe arrestoi 20 persona, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët i përkasin dy organizatave kriminale të trafikut të drogës. Sasia e madhe e kokainës vinte nga Amerika e Jugut dhe synohej nga trafikantët që përmes dy porteve spanjolle të shpërndahej në të gjithë Evropën. Polica shqiptare nuk […]

Policia spanjolle sekuestroi 11 tonë kokainë dhe arrestoi 20 persona, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët i përkasin dy organizatave kriminale të trafikut të drogës. Sasia e madhe e kokainës vinte nga Amerika e Jugut dhe synohej nga trafikantët që përmes dy porteve spanjolle të shpërndahej në të gjithë Evropën. Polica shqiptare nuk ka dhënë hollësi mbi përfshirjen e shqiptarëve në dy organizatat e fuqishme të trafikut të drogës.

Policia spanjolle tha të marten se sekuestroi 11 tonë kokainë dhe arrestoi 20 persona, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët i përkasin dy organizatave kriminale të trafikut të drogës.

Përmes një njoftimi zyrtar policia spanjolle tha se në portin veriperëndimor të Vigos u sekuestruan 7.5 ton kokainë që vinte nga Amerika e Jugut dhe ishte e fshehur brenda kontenierëve me peshkun ton të ngrirë, e cila do të shpërndahej në të gjithë Evropën.

Sasia tjetër prej 3,5 tonë kokainë u sekuestrua në portin lindor të Valencias e fshehur në kontenierë transporti.

Policia spanjolle i përshkroi operacionet si një “goditje të madhe” për një nga rrjetet më të fuqishme ballkanike të shpërndarjes së kokainës në Evropë.

Kreu i Brigadës Qëndrore spanjolle të Narkotikëve Antonio Martinez konfirmoi në një dalje për mediat se mes të arrestuarve disa ishin shtetas shqiptarë.

Sipas policisë spanjolle rrjeti i drogës kishte krijuar një kompani importi për të tregtuar peshk të ngrirë dhe për të investuar në pasuri të paluajtshme për të mbuluar aktivitetin që lidhej me sasitë e mëdha të drogës që vinin nga Amerika e jugut dhe më pas depërtonin në vendet e tjera europiane.

Sipas policisë spanjolle krahas shtetasve shqiptarë janë arrestuar edhe shtetas të tjerë me kombësi spanjolle, kolumbiane dhe dominikane.

Sipas shtypit qëndror spanjoll që nga viti 2017, rrjetet kriminale nga Europa Lindore të përbëra nga shqiptarë, serbë dhe kroatë kanë qenë një kërcënim global dhe një dhimbje koke për njësitë e antidrogës në Spanjë, një pikë strategjike për mbërritjen dhe shpërndarjen e kokainës në tregun europian.

Deri në përgatijen e kësaj kronike policia shqiptare nuk iu përgjigj interesimit të Zërit të Amerikës lidhur me hollësi për përfshirjen e shtetasve shqiptarë në këtë rrjet të fuqishëm të transportit të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë të goditur tashmë nga polica spanjolle. /VOA

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?