‘Ai po ju lyp juve’: Manxhuka ‘harron’ kontratën Elektrosever-KEDS, godet opozitën me fjalët e Kurtit

‘Ai po ju lyp juve’: Manxhuka ‘harron’ kontratën Elektrosever-KEDS, godet opozitën me fjalët e Kurtit

Të shtunën, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njoftoi për nënshkrimin e kontratës mes kompanisë serbe Elektrosever dhe KEDS-it. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e quajti të hënën nënshkrimin e kontratës mes Elektroseverit dhe kompanisë kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS), një hap tjetër drejt normalizimit të furnizimit […]

Të shtunën, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njoftoi për nënshkrimin e kontratës mes kompanisë serbe Elektrosever dhe KEDS-it.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e quajti të hënën nënshkrimin e kontratës mes Elektroseverit dhe kompanisë kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS), një hap tjetër drejt normalizimit të furnizimit me rrymë dhe lëshimit të faturave për qytetarët në katër komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës.

E kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga këto ngjarje, zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka kujtuar deklaratën e Kurtit se ‘Vuçiq po e lyp opozitën e Kosovës’.

Manxhuka shkruan:

Ai po ju lyp juve. Ai po ju don juve.

Në Kuvendin e Kosovës javë më parë u mbajt debat parlamentar lidhur me dialogun me ç’rast para deputetëve raportoi Kryeministri Kurti.

Në fund të fjalës hyrëse Kryeminstri Kurti ju drejtua opozitës që Aleksandar Vuçiq po ikën nga marrëveshja me të, sepse kështu ka bërë 3 herë radhazi, shkurt 2023, mars 2023, tetor 2023. Ndërkohë që dikur nënshkruante marrëveshje me qeveritarë nga Kosova.

Madje vet Vuçiq kishte deklaruar me një intervistë që do marrëveshjen sipas 2013 dhe 2015 ose asgjë. Dhe kjo nuk është thjesht diçka konkrete. Ka një arsye pse ai e kërkon këtë sikurse se ka poaq arsye që ai nuk e do Kurtin.

Pse?

  • Sepse në Kosovë mbaheshin zgjedhjet e Serbisë sikur të ishte në Serbi.
  • Mbaheshin referendume.
  • Me t’u rrëzuar Qeveria Kurti 1 (Qershor 2020) u mbajtën zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.
  • Nuk kishte reciprocitet në targa.
  • Nuk kishte reciprocitet në letërnjoftime.
  • Serbia ishte në konform zonë.
  • Serbia operonte me targa ilegale në veri të vendit.
  • Radojçiq kontrollonte veriun nga villa e tij.
  • Askush nuk e sfidonte Serbinë as për çështjen e pagesës së rrymës.
  • E shumë sepse të tjera…

Ndër të tjera, Vuçiq pasi kërkonte 2013 dhe 2015, në një deklaratë tjetër tha se nuk ka asgjë derisa Kurti të jetë në pushtet.

Prandaj, është e qartë që dhe pse ai dikë tjetër po e lyp, dikë tjetër po e do.

Lidhur me këtë, ka reaguar gazetari Lirim Mehmetaj, i cili pyet se ‘a jetojnë në botë paralele apo janë të paskrupuj’, duke shkruar kështu:

A jetojnë në botë paralele, apo janë të paskrupuj?

Nuk kanë kaluar as 24 orë prejse u njoftua se Kosova dhe Serbia po e vazhdojnë finalizimin e Marrëveshjes për Energjinë, duke proceduar me hapin e radhës ku Kosova ia jep të drejtën kompanisë shtetërore serbe Elektroseverit që të bëjë shpërndarjen dhe faturimin e energjisë elektrike për komunat me shumicë serbe në Veri dhe tani ky del e thotë se Vuçiç-i po e ka problem të arrijë marrëveshje me Kurtin.

Elektrosever, që është Serbia vetë, do të përkujdeset që në një pjesë të konsiderueshme të territorit të Kosovës të mbledh fatura në emër të Serbisë për banorët e Kosovës.

Serbia do t’i furnizojë me energji elektrike komunat e Kosovës dhe qytetarët atje do t’i përgjigjen me pagesa Serbisë.

Për ta bërë këtë ata do të përdorin rrjetin e Kosovës (të KEDS-it), të cilin e pretendojnë si të vetin, meqë thonë se Kosova është pjesë e Serbisë.

Këtë marrëveshje e ka arritur Albin Kurti me Aleksandër Vuçiç-in e ky del e thotë Vuçiç-i po i kërkon ata të tjerët.

Cilët more ata të tjerët? Ata që përmes Rambujesë e kanë siguruar bombardimin dhe çlirimin dhe përmes Vjenës e kanë siguruar pavarësinë a? Qata po i kërkon a?

Është e vërtetë që me ata të tjerët Serbia ka nënshkruar. E ka nënshkruar marrëveshjen e kapitullimit dhe pranimin e tërheqjes së trupave ushtarake e policore nga Kosova.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?