Abdixhiku: Draftstatuti i Asociacionit një autonomi me rrugëtim potencial për federalizim

Abdixhiku: Draftstatuti i Asociacionit një autonomi me rrugëtim potencial për federalizim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kundërshtuar draft-statutin për Asociacion të propozuar nga Bashkimi Evropian. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, tha se ky draft-statut parasheh autonomi. “Sot bëhen 1 javë që kur LDK ka pranuar zyrtarisht nga ndërmjetësuesit draft-statutin e Asociacionit, pra dy muaj pas […]

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kundërshtuar draft-statutin për Asociacion të propozuar nga Bashkimi Evropian.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, tha se ky draft-statut parasheh autonomi.

“Sot bëhen 1 javë që kur LDK ka pranuar zyrtarisht nga ndërmjetësuesit draft-statutin e Asociacionit, pra dy muaj pas prezantimi në Kosovë, e 40 ditë pasi  njëjti është pranuar nga Qeveria. Ka pasur synime që njëherë të na jepet vetëm për lexim ky draft-statut. Nuk kam pranuar një qasje të tillë, kështu nuk vepron LDK. Për LDK ka qenë shqetësuese mbyllja hermetikisht e Qeverisë Kurti para dhe pas pranimit të këtij dokumenti. Të mbyllësh një dokument para spektrit politik është qasje e paprecedent”, tha ai.

Më tej, ai shpalosi qëndrimet e tij mbi dokumenti.

“Si kryetar po jap disa vlerësime të para mbi këtë dokument. Ai na vjen si autonomi me rrugëtim potencial për federalizm, nis me rezolutën 1244 si paralele e shpalljes së pavarësisë, e përfundon me arbitrash si paralele e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, tha ndër tjera ai.

Abdixhiku tha se është pakuptimtë se si institucionet e Kosovës kanë pranuar një asociacion të tillë.

“Unë besoj që prapa kësaj fatkeqësie qëndron një paaftësi e thellë dhe një apetit për popullizëm që na sjell në situate të rënda. DK nuk mund të mbështet asnjë produkt që del jashtë kornizave të Kushtetutës. Këtë qëndrim e kemi shpalosur gjithmonë”, deklaroi ai.

Kreu i LDK-së potencoi tutje se “Qeveria populliste ka arritur qe për 2 vite dialogun ta shndërrojë në dialog që jep autonomi”.

Më tej, ai deklaroi se popullzimi ka arritur që Kosovën ta mbajë të sanksionuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?