AAK: E kemi pranuar versionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit, po e shqyrtojmë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, bën me dije se e ka pranuar versionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të komunave serbe. Kjo parti, thotë se të njëjtin e ka shpërndarë te anëtarët e kryesisë së Aleancës. Kjo parti bën me dije se deri në ‘vlerësimin’ e dokumentit, nuk do të dalë me prononcime lidhur me […]
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, bën me dije se e ka pranuar versionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të komunave serbe.
Kjo parti, thotë se të njëjtin e ka shpërndarë te anëtarët e kryesisë së Aleancës.
Kjo parti bën me dije se deri në ‘vlerësimin’ e dokumentit, nuk do të dalë me prononcime lidhur me këtë temë.
Periskopi ka mësuar se drafti i Asociacionit, iu ka shkuar edhe partive të tjera opozitare si PDK dhe LDK dhe megjithëqë ka provuar t’i kontaktojë disa zyrtarë nga këto parti, të njëjtit, kanë kërkuar ‘që t’i thërrasim më vonë’.
Njoftimi i plotë i AAK-së:
‘Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pranuar verzionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Të njëjtin i ka shpërndarë gjithë anëtarëve të kryesisë së Aleancës. Është kërkuar nga anëtarët e kryesisë t’i bëjnë komentet e tyre lidhur me draft-statutin dhe të njëjtat do të diskutohen në mbledhjen e radhës së kryesisë së Aleancës, të thirrur më datë 7 dhjetor, në ora 17:00.
Pas komenteve të anëtarëve të kryesisë, AAK do të dalë me qëndrim publik lidhur me draft-statutin e Asociacionit. Deri në atë kohë nuk do të ketë prononcime të tjera për këtë temë’./Periskopi












