A do të mjaftojnë paratë për ta bindur Viktor Orbanin?

Kjo javë është vendimtare në Bruksel. Duke nisur nga 11 dhjetori, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) do të takohen për të biseduar rreth mbështetjes për Ukrainën dhe për një marrëveshje të mundshme për të vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë. Të nesërmen, ministrat e bllokut evropian mblidhen për të arritur pajtueshmëri për një […]
Kjo javë është vendimtare në Bruksel. Duke nisur nga 11 dhjetori, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) do të takohen për të biseduar rreth mbështetjes për Ukrainën dhe për një marrëveshje të mundshme për të vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë.
Të nesërmen, ministrat e bllokut evropian mblidhen për të arritur pajtueshmëri për një vendim historik në lidhje me zgjerimin e BE-së. Gjasat janë se asnjëra prej këtyre nuk do të zgjidhet para takimit vjetor të liderëve në kryeqytetin e BE-së më 14-15 dhjetor.
Zyrtarët kanë nisur të paralajmërojnë tashmë se do të punojnë gjithë natën mes 14 dhe 15 dhjetorit, dhe se ka aq shumë çështje për të cilat duhet të arrijnë pajtueshmëri, saqë takimi mund të zgjasë deri në fundjavë – 16 dhjetor.
Derisa gjetja e një mënyre për t’ua dhënë dritën jeshile Moldavisë, Ukrainës dhe ndoshta edhe Bosnjë e Hercegovinës për fillimin e bisedime për anëtarësim në BE sa më shpejt do të jetë më së vështirësi të arrihet, ka edhe çështje të tjera që duhet të sqarohen para festave të fundvitit.
Pakoja e sanksioneve kundër Rusisë dhe financimi i Ukrainës për tri vjetët e ardhshme dhe dërgimi i armëve mund të jenë temë e diskutimeve.
Dhe, në qendër të të gjitha këtyre vendimeve qëndron Hungaria./rel












