117 mijë euro për bileta të aeroplanit, reagon MAShT-i: Kontrata është nënshkruar javën e kaluar, buxheti nuk ka filluar ende të shpenzohet

117 mijë euro për bileta të aeroplanit, reagon MAShT-i: Kontrata është nënshkruar javën e kaluar, buxheti nuk ka filluar ende të shpenzohet

Ministria e Arsimit ka reaguar pas raportimeve për shpenzimet që pritet të ketë ministrja Arbërie Nagavci për biletat e aeroplanit, shkruan Periskopi. Siç sqarohen nga Ministrija buxheti i kontratës së nënshkruar javën e kaluar nuk ka filluar ende të shpenzohet. ”Kontrata është nënshkruar javën e kaluar dhe mundëson realizimin e nevojave për udhëtime zyrtare të […]

Ministria e Arsimit ka reaguar pas raportimeve për shpenzimet që pritet të ketë ministrja Arbërie Nagavci për biletat e aeroplanit, shkruan Periskopi.

Siç sqarohen nga Ministrija buxheti i kontratës së nënshkruar javën e kaluar nuk ka filluar ende të shpenzohet.

”Kontrata është nënshkruar javën e kaluar dhe mundëson realizimin e nevojave për udhëtime zyrtare të të gjithë punëtorëve të MAShTI, universiteteve, instituteve dhe agjencive vartëse të MAShTI për dy vitet e ardhshme. Buxheti i kontratës nuk ka filluar ende të shpenzohet pasi ende nuk ka pasur kërkesa për blerje të biletave”, thuhet ndër të tjera në reagimin e MASHT.

Reagimi i plotë:

Reagim në lidhje me shkrimin e portalit “Gazeta 10” me titull “Air” Nagavci shpenzon 117 mijë euro për bileta të aeroplanit

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) reagon ndaj shkrimit të botuar me datë 05.12.2023 në portalin “Gazeta 10” me titull “Air” Nagavci shpenzon 117 mijë euro për bileta të aeroplanit.

Ky shkrim ka pasaktësi dhe të pavërteta duke filluar që nga titulli tendencioz, ku pretendohet se ministrja Nagavci ka shpenzuar 117 mijë euro për bileta të aeroplanit.

Shkrimi i referohet tenderit të hapur nga MAShTI “Shërbime të transportit ajror për stafin e MAShTI” kontratë e cila ende nuk ka nisur të zbatohet.

Kontrata është nënshkruar javën e kaluar dhe mundëson realizimin e nevojave për udhëtime zyrtare të të gjithë punëtorëve të MAShTI, universiteteve, instituteve dhe agjencive vartëse të MAShTI për dy vitet e ardhshme. Buxheti i kontratës nuk ka filluar ende të shpenzohet pasi ende nuk ka pasur kërkesa për blerje të biletave.

Andaj, tendenca e portalit në fjalë që përmes këtij shkrimi të dezinformojë publikun kinse ministrja ka shpenzuar 117 mijë euro për bileta të aeroplanit është e papranueshme. Në lidhje me këtë, MAShTI do t’i drejtohet edhe Komisionit të Pavarur të Mediave.

Me gjithë kërkesat e shumta për qasje në dokumente publike dhe vështirësitë që shkakton te stafi në punën e përditshme realizimi i kërkesave, MAShTI ka qenë gjithmonë i hapur për t’iu përgjigjur medieve dhe qytetarëve, përfshirë edhe shpenzimet e ministres Nagavci.

MAShTI siguron qytetarët se, çdo cent i shpenzuar i buxhetit të Kosovës, është përdorur dhe do të përdoret sipas planifikimit dhe për këtë do të jetë i njoftuar gjithmonë opinioni publik.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?