100 eurot për fëmijët dhe pensionistët: Pushteti lavdërohet, opozita kritikon

100 eurot për fëmijët dhe pensionistët: Pushteti lavdërohet, opozita kritikon

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove shtesë për fëmijët dhe pensionistët është kritikuar nga opozita dhe njohës të ekonomisë. Derisa nga mazhoranca lavdërohen se po përmbushin premtimet e dhëna nga ekzekutivi. Shumën e ndarë nga pushteti për këto kategori, opozita e quan mashtrim me qytetarë ‘për të siguruar votat […]

Shumën e ndarë nga pushteti për këto kategori, opozita e quan mashtrim me qytetarë ‘për të siguruar votat vitin e ardhshëm’. Të njëjtit kërkojnë nga partia në pushtet të krijojë baza afatgjate për këto kategori. Ndërkaq, deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje konsiderojnë se këto para do t’i ndihmojnë këto kategori të qytetarëve në këtë fundvit. Teksa pajtohen me faktin se duhet pasur rritje afatgjate të pensioneve dhe shtesave për fëmijë.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala thotë për KosovaPress se qëllimi i këtij vendimi është për qëllime politike.

Se ky vendim i qeverisë nuk sjellë zgjidhje e thotë edhe deputeti nga LDK, Besian Mustafa. Ai konsideron se Qeveria do duhej të shpenzojë në investime kapitale në mënyrë që të gjenerojë të ardhura për qytetarët dhe jo me pako afatshkurtra.

Ndërsa, deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj ka ironizuar me këtë ndarje të buxhetit, duke e quajtur vendimin e fundit të qeverisë si ‘lëmoshë’. Ai ka shtuar se qeveria po mundohet t’i mbulojë skandalet me këto shtesa.

Ndërkaq, deputeti nga mazhoranca, Visar Korenica është lavdëruar me këtë vendim, duke thënë se kjo qeveri po i përmbush premtimet e saj. Ndonëse shton se e mirë do të ishte që të ketë edhe rritje të pensioneve dhe të ardhurat për fëmijë në përputhje me buxhetin e shtetit.

Kritika për këtë vendim pati edhe nga njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj. Ai vlerëson se Qeveria duhet të rrisë pagat dhe jo të ofrojë diçka me bazë afatshkurtër.

Qeveria në mbledhjen e së mërkurës ka ndarë 40 milionë euro për FSK-në dhe nga 100 euro shtesa për fëmijët dhe pensionistët. Vlerësohet se rreth 60 milionë euro është kostoja vendimit të fundit për mbështetje për fëmijët dhe të moshuarit./foto: Metro/ kronika: kpress/ 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?