Zogaj: Vetëvendosje sulmon e linqon çfarëdo që nuk e konsideron që është e tyre

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, shprehet se “Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht për tri vite radhazi ka bërë përpjekje për të sulmuar, linquar e shkatërruar çfarëdo që nuk e konsiderojnë që është e tyre”. “T’i falimentojme bizneset aktuale sepse jane krijuar e kane lidhje me regjimin e vjeter. T’i sulmojme mediat e gazetaret sepse ishin e […]
“T’i falimentojme bizneset aktuale sepse jane krijuar e kane lidhje me regjimin e vjeter.
T’i sulmojme mediat e gazetaret sepse ishin e jane me regjimin e kaluar.
T’i sulmojme arsimetaret sepse ishim velga te pushtetit te kaluar.
T’i shpartallojme sindikatat sepse ende kane lidhje me eksponentet e pushtetit te vjeter.
T’i nderrojme prokuroret e gjyqetaret sepse ende po i sherbejne boseve te tyre te dikurshem”, shkroi Zogaj në Facebook.
Ndër të tjera ai ka edhe disa pyetje që lidhen me punën e Qeverisë Kurti.
“Cka kane ndertu kjo kaste per keto tri vite?
Cili eshte institucioni qe e paskan nxjerr nga pataku 20 vjecar dhe qe i kane dhene drejtimin e duhur?
Cilat jane 3 projektet e tyre ne keto tri vite te plota te qeverisjes?
CIlat jane 8 projektet e tyre ne 8 miliarde dollar qe i kane shpenzuar?
Ah, e gjeta nje: “Festivalin e Kenges se RTK-se.” Cirkun ku lideri suprem duhet me qene dirigjenti qe jep dhe cmimin e pare”, përfundon Zogaj.












