Zgjati veç 20 minuta: Mbyllet seanca kaotike në Parlamentin e Shqipërisë

Vetëm 20 minuta ka zgjatur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Mes tymit të gazlotsjellësve dhe karrigeve të mbledhura para foltores, mazhoranca kaloi disa projektligje me 78 vota, të gjitha nga e majta. Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se edhe sot do të vazhdojë mosbindja civile e parlamentarëve të opozitës pasi i janë […]
Vetëm 20 minuta ka zgjatur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Mes tymit të gazlotsjellësve dhe karrigeve të mbledhura para foltores, mazhoranca kaloi disa projektligje me 78 vota, të gjitha nga e majta.
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se edhe sot do të vazhdojë mosbindja civile e parlamentarëve të opozitës pasi i janë mohuar të drejtat kushtetuese.
“Vazhdon mosbindja civile, protesta paqësore e parlamentarëve të opozitës me të drejta kushtetuese të mohuara. Prej 18 muajsh me urdhër të Edi Ramës ky parlament nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, një detyrim kushtetues nga neni 77 i Kushtetutës që thotë se me firmën e ¼ të deputetëve të Kuvendit, Kuvendi është i detyruar të ngrejë komisione hetimore për çështje të caktuara”, tha Berisha.
Në rendin e ditës të publikuar në faqen zyrtare të parlamentit janë për diskutim një sërë çështjesh. Ndër to janë projektligji për Kodin Penal, projektligji për koncesionet dhe partneritetin publik privat, për prokurorimin publik etj, raporton Klan TV.












