Ymeri: Kurti ka bërë disa hapa të gabuar që e kanë dëmtuar edhe pozicionin e Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare

Ymeri: Kurti ka bërë disa hapa të gabuar që e kanë dëmtuar edhe pozicionin e Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se presioni i bashkësisë ndërkombëtare ndaj kryeministrit Albin Kurti, ka prodhuar rezultate për pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ymeri ka thënë se hapat e gabuara të kryeministrit Kurti, e ka dëmtuar Kosovën në arenën ndërkombëtare. Krahas dëmtimit të reputacionit, Ymeri deklaron se pala kosovare […]

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se presioni i bashkësisë ndërkombëtare ndaj kryeministrit Albin Kurti, ka prodhuar rezultate për pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ymeri ka thënë se hapat e gabuara të kryeministrit Kurti, e ka dëmtuar Kosovën në arenën ndërkombëtare. Krahas dëmtimit të reputacionit, Ymeri deklaron se pala kosovare shpesh herë është parë si penguese e ecjes përpara në procesin e dialogut për të cilat thotë se prodhuan edhe sanksione.

Ndërsa dakordimin e shefit të ekzekutivit, Ymeri e quan hap jashtëzakonisht të madh në këtë proces.

“Shpresoj që dokumentin ta kemi në duar dhe të mësojmë vërtet çka, deri sot nga deklaratat publike është një gjë që duket të jetë e vërtet për sa i përket takimit i fundit në Bruksel, ajo është model tjetër për disa gjëra që kanë pasur mospajtim edhe Kurti edhe Vuçiq duket së sa i përket draftit të Asociacionit nuk është së ka pasur ndonjë vërejtje substanciale nga asnjëra pale ky është një hap jashtëzakonisht i madh në procesin e dialogut mes Serbisë edhe Kosovës, formalisht dakordohen”, u shpreh Ymeri për EO.

Ymeri i cili e drejton institutin “Musine Kokalari” ka thënë se ngjarjet e veriut e kanë ndryshuar pozicionin e Kosovës.

Sipas Ymerit, shefi i ekzekutivit ka menduar që përmes veriut ta fuqizojë pozicionin e Kosovës në dialog por që e konsideron si të gabuar dhe pa rezultate.

“Presioni është rritur, mendoj që Kurti i ka bërë disa hapa të gabuar sa i përket procesit të dialogut më cilin mendoj që shumë e ka dëmtuar pozicionin e Kosovës por edhe të vetin personalisht në raport më bashkësinë ndërkombëtare, pasi e ka pasur një sjellje të papërgjegjshme shpesh në raport me veriun duke shpresuar që ndryshimi i situatës në teren do ta ndryshojë edhe pozitën e Kosovës në procesin e dialogut dhe atë që kemi parë kohëve të fundit jo që nuk është fuqizuar ky proces por është dobësuar në kuptimin e kredibilitetit dhe gatishmëria ose vullneti për t’i dëgjuar argumentet e Kosovës në Bashkësinë Ndërkombëtare dhe kjo për shkak të sjelljes sonë. Kërkesat e tyre dhe përgjithësisht që Republika e Kosovës deri vonë është parë si një penguese e ecjes përpara në procesin e dialogut, për këtë i kemi edhe sanksionet në të cilat jemi vendosur ndërkohë që ne e dimë gjithë që faktikisht Serbia ka qenë dhe mbetet penguese por sjellja jonë e ka mbuluar këtë pozicion destruktiv të Serbisë”, ka thënë Ymeri.

Ndër hapat e gabuar të Kurtit sipas Ymerit është mungesa e entuziazmit për dialog me Serbinë.

Ymeri ka deklaruar se kryeministri Kurti është dashur ta shfrytëzojë momentumin për përfundim të dialogut, sidomos pas kërkesës së presidentit amerikan, Joe Biden, i cili në letrën e tij kërkonte që dialogu të përfundojë me njohje reciproke.

“Gabimi i Kurtit është që nuk ka vepruar më një entuziazëm të shtuar menjëherë në dialog në momentin kur ka ardhur në pushtet, por e ka konsideruar si një temë të parëndësishme e as nuk do të merret dhe e ka shty deri në një moment që është bërë problem gjeo-politik, dialogu nuk do mund të kryhej as në vitin 2021 por së paku ishte dashur që Kosova të ketë një kërkesë apo një aktivitet më intensiv që të kërkonte përfundimin e dialogut atëherë, kryesisht pas letrës që ia dërgoi presidenti Biden atij e presidentit Vuçiq, ku i kërkon që dialogu të përfundoj me njohje reciproke. Njohja reciproke nuk është përjashtuar por është shtyrë në faza”, ka thënë Ymeri.

“Njohje de-jure është paraparë që të bëhet në momentin që Serbia futet në Bashkimin Evropian dhe këtë e kanë thënë vazhdimisht Shtetet e Bashkimit Evropian. Kushti që e ka Serbia për anëtarësim në Bashkim Evropian është de-jure e Kosovës. Rregullat e lojës i përcaktojnë ndërmjetësuesit dhe ata kanë theksuar që kjo marrëveshje është ligjërisht e obligueshme edhe për Kosovën edhe për Serbinë, që i bie që nuk kemi nga t’ia mbajmë vetëm se të i zbatojmë ato që kërkohen nga marrëveshja të dyja palët dhe nuk ka nevojë për nënshkrim. Mendoj që nëse zbatohet kjo marrëveshje shpejtë tash që po quhet marrëveshja e dytë për normalizim ajo që do duhej të zbatohej deri në muajin mars të vitit të ardhshëm atëherë Kosova dhe Serbia do duhej të flasin dhe të diskutojnë për tema tjera që parashihen në marrëveshjen bazë për t’i normalizuar marrëdhëniet në secilën fushë”, ka deklaruar Ymeri për EO.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?