Von der Leyen – Kurtit e Vuçiqit: Nuk ka fonde nëse nuk ka normalizim marrëdhëniesh

Von der Leyen – Kurtit e Vuçiqit: Nuk ka fonde nëse nuk ka normalizim marrëdhëniesh

Gjatë vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, udhëheqjes shtetërore serbe – qeverisë dhe presidentit të Serbisë – iu tha qartë se KE planifikon të kushtëzojë 6 miliardë euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor me përparimin në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, tha për Danas një zyrtar i lartë […]

Gjatë vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, udhëheqjes shtetërore serbe – qeverisë dhe presidentit të Serbisë – iu tha qartë se KE planifikon të kushtëzojë 6 miliardë euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor me përparimin në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, tha për Danas një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian.

Siç ka shpjeguar ai, si presidenti serb Aleksandar Vuçiq ashtu edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, janë vënë në dijeni se çfarë po përgatitet dhe çfarë pritet prej tyre.

– U shpjegua se çfarë reformash priten, që të mos ndodhte më vonë që të mos na thoshit apo të mos e dinim atë kusht. Prandaj, kërkojmë që marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të normalizohen në bazë të marrëveshjeve të arritura. Nëse nuk ka përparim, nuk do të ketë para, është i qartë ky zyrtar i Komisionit Evropian, i cili ka dashur të mbetet anonim.

Ai shtoi se nëse përcaktohet se njëra palë po bllokon progresin përmes negociatave, e tjetra jo, atëherë ajo palë që nuk bllokon do të marrë para nga pakoja e ndihmës së BE-së në vlerë prej 6 miliardë eurosh.

KE dje publikoi raportin vjetor për progresin e Serbisë drejt BE-së, ku thuhet se kushti kryesor për përparimin e Serbisë në procesin e integrimeve evropiane mbetet harmonizimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe sanksionet ndaj Rusisë, si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për media në Bruksel ka deklaruar se është e rëndësishme që Kosova të ketë një qëllim të qartë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por edhe BE-ja duhet ta ketë të qartë se çfarë pritet nga Prishtina, e që është zbatimi i Projekt Statutit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?