Trupat izraelite ‘po operojnë dhe po e rrethojnë’ Gazën në disa drejtime

Shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) ka thënë se trupat po operojnë brenda qytetit të Gazës dhe po e rrethojnë atë nga disa drejtime. Në një deklaratë nga një bazë e forcave ajrore, të raportuara nga Times of Israel, Gjenerali Herzi Halevi tha: “Ne kemi avancuar një tjetër fazë të rëndësishme […]
Shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) ka thënë se trupat po operojnë brenda qytetit të Gazës dhe po e rrethojnë atë nga disa drejtime.
Në një deklaratë nga një bazë e forcave ajrore, të raportuara nga Times of Israel, Gjenerali Herzi Halevi tha: “Ne kemi avancuar një tjetër fazë të rëndësishme në luftë. Forcat janë në zemër të Gazës veriore, duke operuar në qytetin e Gazës, duke e rrethuar atë dhe duke thelluar ofensivën [tokësore] dhe arritjet”.
Forcat izraelite “po luftojnë në një zonë urbane të dendur dhe komplekse, që kërkon luftim profesional dhe guxim”, tha ai, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Ai shtoi se forcat e tij po luftojnë “në afërsi kundër një armiku mizor” dhe se forcat tokësore shoqërohen nga “inteligjencë të saktë, me zjarr nga ajri dhe deti”, duke shtuar: “Ky partneritet e bën luftën shumë më efektive”.












