Tensionet në veri: Numri dy i KFOR-it thotë se viti i fundit ishte nga më sfiduesit në historinë e misionit

Tensionet në veri: Numri dy i KFOR-it thotë se viti i fundit ishte nga më sfiduesit në historinë e misionit

Në ceremoninë e ndërrimit të komandës së numrit dy të misionit të KFOR-it, zëvendëskomandanti i deritanishëm, Jozsef Szpisjak tha se viti i kaluar ishte më sfiduesi për historinë e KFOR-it në Kosovë. “Dua të theksoj se viti i kaluar ishte një nga më sfiduesit në historinë e KFOR-it. Sepse ne e gjetëm vetën duke reaguar […]

“Dua të theksoj se viti i kaluar ishte një nga më sfiduesit në historinë e KFOR-it. Sepse ne e gjetëm vetën duke reaguar në lehtësimin e një krizë pas krize, e shkaktuar nga dorëheqja e serbëve të Kosovës nga të gjitha institucionet në Kosovë vitin e kaluar më 5 nëntor, duke filluar bllokimin e rrugës prej 90 ditësh në muajin dhjetor. Kjo dorëheqje ka ndikuar më pas në rrjedhën e zgjedhjeve, duke ndezur një sërë ngjarjesh që kulmuan me tensione shtesë nga 29 maji, dhe së fundmi, më 24 shtator, është e domosdoshme të pranohet se këto ngjarje të ndërlidhura u ndikuan thellë nga incidenti i serbëve të Kosovës”, deklaroi ai.

Federico Bernacca që e morri komandën e zëvendësit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, tha se trashëgimia profesionale e paraardhësit të tij do të jetë busulla që do të drejtojë mandatin e tij, raporton KP.

Ndërkaq, komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutaş tha se Szpisjak ka shërbyer me nder në NATO dhe se ka bërë hapa të mëdhenj në përmbushjen e mandatit të KFOR-it në Kosovë.

“E di që ky vit ka qenë sfidues. Megjithatë, ju keni bërë hapa dhe përparim të jashtëzakonshëm për të ndihmuar në përmbushjen e mandatit të KFOR-it, duke ofruar asgjë tjetër veçse më të mirën partnerëve tanë të vendit nikoqir të Kosovës. Ju keni përmendur shpesh se qëllimi juaj ishte ta përmirësoni misionin tuaj. Nga sa kam vërejtur, ju po e lini KFOR-in dhe NATO-n në një pozitë shumë më të mirë. Në vitin e kaluar fushat tuaja të fokusit ishin: Menaxhimi i Hapësirës Ajrore të Kosovës, mbikëqyrja e Mbrojtjes së Forcave, Ekipet e Ndërlidhjes dhe Monitorimit (LMTs’), si dhe Grupi Mbështetës i Shtabit dhe Kampin Novo Selo. Për më tepër, ju keni përfaqësuar komandantin e KFOR-it në takimin e Komandantëve Ekzekutiv të Kosovës dhe keni pasur lidhje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, tha komandanti i ri i KFOR-it.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?