Tensione para Kuvendit të Shqipërisë: Tetë deputetëve opozitarë nuk u lejohet hyrja

Tetë deputetë opozitar nuk janë lejuar të hyjnë në kryesinë e Kuvendit për shkak të përjashtimit nga sekretariati i etikës. Ata janë ndaluar nga Garda e Republikës që të hyjnë në kryesinë e Kuvendit. Punonjës të shumtë të Gardës së Republikës ndodhen në vendngjarje, pasi kanë marrë urdhër të mos lejojnë deputetët të hyjnë në […]
Tetë deputetë opozitar nuk janë lejuar të hyjnë në kryesinë e Kuvendit për shkak të përjashtimit nga sekretariati i etikës. Ata janë ndaluar nga Garda e Republikës që të hyjnë në kryesinë e Kuvendit.
Punonjës të shumtë të Gardës së Republikës ndodhen në vendngjarje, pasi kanë marrë urdhër të mos lejojnë deputetët të hyjnë në mbledhjen në të cilën do të diskutohet për Projektbuxhetin e vitit 2024.
Deputetët qëndrojnë jashtë kryesisë së Kuvendit, në përpjekje për të hyrë. Ata qëndrojnë pas kangjellave të portës së Kryesisë duke u përpjekur të hyjnë
Ndërkaq, Noka ka kapërcyer kangjellat dhe ka hyrë në oborrin e Kuvendit./TCH












