“Tension brenda takimit”, Kurti nuk ua plotësoi kërkesat Njësive Speciale të Policisë së Kosovës

Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës nuk kanë arritur të dalin nga zyreja e kryeministrit Kurti me ndonjë marrëveshje për plotësimin e kërkesave të tyre. Burime të Periskopit bëjnë me dije se ky takim rezultoi pa marrëveshje mes palëve, ku përvec kësaj, Periskopi mëson se ka pasur edhe momente tensionuese, deri tek ngritja e tonit […]
Burime të Periskopit bëjnë me dije se ky takim rezultoi pa marrëveshje mes palëve, ku përvec kësaj, Periskopi mëson se ka pasur edhe momente tensionuese, deri tek ngritja e tonit të zërit mes policëve dhe kryeministrit Kurti.
Kujtojmë se, pjesëtarët e Njësisë më Elitare të Policisë së Kosovës kanë protestuar para dy javësh para objektit të Qeverisë ku kanë dalur me kërkesat si mëposhtë:
Kerkesat e NJSI-së
1 Paga, kerkojme rritje te pages ne koeficient.
2 Rrezikshmeria te jetë e percaktuar ne perqindje e jo ne shume fikse.
3 Ligji i pensionimit te parakohshem dhe sigurimeve shendetesore
4 Kushtet e punes ne pergjithesi.
“Pakenaqesite jane te medha. Sepse ne te kaluaren pagesa e rrezikshmerise per NJSI ka qene 215€, ndersa tani eshte 150€. Perpos kesaj NJSI qe nga viti 2010 ka pase nje shtese te veçant ne page si njesi elite e cila ka qene 100€, ndersa tani me ligjin per paga eshte hjeke dhe nuk na paguhet kjo shtese qe nga hyrja ne fuqi e ligjit.
Ne nuk mund te pranojme qe me page te trajtohemi njesoj me njesitet tjera sepse sipas procedurave standarde te operimit jemi njesi e veçant si per nga trajnimet ashtu edhe per nga detyrat”.
Një protestë tjetër u parlajmërua nga këto Njësi Speciale, por ato u pezulluan me faktin që kryeministri Kurti iu premtoi takimin për sot, e që fatkeqësisht dihet se rezultoi pa sukses. /Periskopi/












