Të shtunën, ujësjellësi shpërlan linjat për të përmirësuar kualitetin e ujit nga Badoci

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të shtunën do ta bëjë shpëlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga liqeni i Badocit, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit. Sipas njoftimit, zonat që do të kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë ato që ishin të prekura […]

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të shtunën do ta bëjë shpëlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga liqeni i Badocit, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit.

Sipas njoftimit, zonat që do të kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë ato që ishin të prekura javëve të fundit nga niveli i lartë i manganit në këtë liqen. Ka disa javë që ata që furnizohen me ujë nga ky liqen nuk është rekomanduar të konsumojnë ujin për pije për shkak të nivelit të manganit.

Autobotët për shpërndarje të ujit të pijshëm dhe përgatitje ushqimi kanë qenë në terren qëkur ujësjellësi njoftoi për praninë e lartë të manganit.

“Me rekomandim të DCBDU dhe IKSHPK gjatë ditës së nesërme, 11 nëntor 2023, e shtunë KRU” Prishtina” do të bëj shpërlarje të linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit. Zonat që do kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë po të njëjtat zona të prekura javët e fundit nga niveli i lartë i manganit në liqenin e Badocit. Autobotët janë në terren vazhdimisht për të shpërndarë ujë të pijshëm për pije dhe përgatitje ushqimi”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtinës”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?