Tahiri – Kurtit: Kërrk u ul në karrigen e Kryeministrit dhe lëshoi bajrakun për Zajednicën

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi – veç tjerash – kështu në Kuvendin e Kosovës: ‘Serbia qëllimin e vetëm dhe gjithçka që bën e ka në shërbim të ndërtimit të një status quo, në të cilën ju po kontribuoni. Kryeminsitri Kurti me eksperimentet dhe ekzibicionet e tij, arriti të krijojë klimë që ndaj […]
Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi – veç tjerash – kështu në Kuvendin e Kosovës:
‘Serbia qëllimin e vetëm dhe gjithçka që bën e ka në shërbim të ndërtimit të një status quo, në të cilën ju po kontribuoni.
Kryeminsitri Kurti me eksperimentet dhe ekzibicionet e tij, arriti të krijojë klimë që ndaj Kosovës të vendosen masa dhe sanksione.
22 vende anëtare të BE-së që e kanë njoftë Kosovës, me pasë konsensus të plotë, me e goditë Kosovën me sanksione.
Është befasi që me trikat e tij, me arritë që me aleatin kryesor tonë, SHBA me na përjashtu nga Defender.
Ajo që nuk duhet të kalojë në heshtje sot, është se ky kryeministër e ka shkelur gjithë filozofinë e vetë politike për të arritur qëllimin e vet.
Ky kryeministër që folke për Zajednicën, nuk kalon, nuk kalon, kërrk u ul në karrige të kryeministrit dhe e lëshoi bajrakun’./Periskopi












