Tahiri: Kurti s’merr përgjegjësi nëse vdes ndonjë minator, gishti zgjatet nga Rizvanolli

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i bëri thirrje Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanollit, që sa më shpejtë të gjejë rrugëzgjidhje për minatorët e Trepçës. Tahiri vlerësoi që nëse nga pasojat e grevës mund të vdesë ndonjë minator, atëherë i tërë faji i mbetet Rizvanollit. “Nëse vdes dikush, përgjegjësinë […]

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i bëri thirrje Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanollit, që sa më shpejtë të gjejë rrugëzgjidhje për minatorët e Trepçës.

Tahiri vlerësoi që nëse nga pasojat e grevës mund të vdesë ndonjë minator, atëherë i tërë faji i mbetet Rizvanollit.

“Nëse vdes dikush, përgjegjësinë e merr Artane Rizvanolli, asaj ia zgjatin gishtin. Kurti nuk e merr përgjegjësinë. Jemi në një situatë ku duhet të marrin vendim. Kam një këshillë për Artane Rizvanollin, që nesër ose sonte, së bashku me ekipin e vet, të shkojë për vizitë tek minatorët dhe t’u thotë të dalin nga aty. Në qoftë se kërcet diçka, fajin e ka Rizvanolli. Në qoftë zgjidhet, e marrin lavdën të tjerët. Nëse vdesë dikush nga minatorët, mos e bo Zot, adresa për faj është tek ajo. Rizvanolli nuk duhet të dalë nga kombinati pa e zgjidhë këtë problem”, deklaroi Tahiri në Tëvë1.

Sot, është dita e nëntë e minatorëve të minierës së “Trepçës” që kanë hyrë në grevë.

Kërkesat e tyre janë realizimi i pagës nga data 6 deri me datën 10 të çdo muaji, dorëheqja apo shkarkimi i u.d i kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe kërkesa për sigurim shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?