Szunyog: Raporti është reflektim dhe reagim i BE-së ndaj situatës politike

Szunyog: Raporti është reflektim dhe reagim i BE-së ndaj situatës politike

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, në ‘RTK Prime’ ka folur për Raportin për Kosovën nga Komisioni Evropian. Sipas tij raporti është reflektim dhe reagim i Bashkimit Evropian ndaj situatës politike. Ambasadori Szunyog, duke folur për dialogun, ka thënë se ka një lloj formulimi për sa i përket dialogut. “Ekziston pozicioni […]

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, në ‘RTK Prime’ ka folur për Raportin për Kosovën nga Komisioni Evropian. Sipas tij raporti është reflektim dhe reagim i Bashkimit Evropian ndaj situatës politike.

Ambasadori Szunyog, duke folur për dialogun, ka thënë se ka një lloj formulimi për sa i përket dialogut.

“Ekziston pozicioni i qartë i institucioneve të BE-së. Është që shtegu ose integrimi i Kosovës dhe Serbisë varet nga marrëveshjet për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe kjo është tejet e qartë. Pra, ky tekst reflekton faktin që kemi një pajtim në kuptimin e rrugës drejt normalizimit që nga shkurti. Pastaj aneksin e Ohrit nga marsi i këtij viti dhe tash flasim për zbatimin. Raporti është shumë i qartë. Fatkeqësisht as Serbia, e as Kosova nuk kanë fillar ta implementojnë atë”, ka deklaruar ambasadori Szunyog.

Szunyog ka thënë se fatkeqësisht bota është në kohë sfiduese për shkak të luftës në Ukrainë, e pastaj edhe lufta në Gaza dhe situatës së rëndë gjeopolitike dhe sipas tij zgjerimi është një prej veglave kryesore ë BE-së, për t’u përballur me këtë mjedis sfidues.

“Fatkeqësisht jetojmë në një periudhë ku kemi luftë. Në Evropë agresioni rus ndaj Ukrainës, por kemi edhe një konflikt serioz në Gazë. Po ashtu kemi edhe një garë të rritur midis fuqive më të mëdha dhe kjo reflektohet edhe në këtë paktë zgjerimi. Bashkimi Evropian përçon një sinjal të qartë që Bashkimi Evroiian që tërsisht dëshiron të jetë union politik, gjeopolitik. Një fuqi e cila mund të zgjerojë zonën e stabilitetit, prosperitetit, paqes edhe drejt rajoneve që janë drejtpërdrejtë fqinj të BE-së, që janë Ballkani Perëndimor, por edhe Evropa Lindore”, theksoi ai.

Duke folur për statusin e kandidatit të Kosovës për BE,  Szunyog  ka thënë se ky propozim do të diskutohet në organet punuese të Bashkimit Evropian, pastaj në nëntor dhe dhjetor do të futet në rendin e ditës të Këshillit të Ministrave dhe në mes të dhjetorit edhe në agjendën e Këshillit Evropian.

“Para Këshillit të Bashkimit Evropian do të jetë edhe samiti midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Pra, ky propozim ka mundësi edhe të zgjerohet, por do të thosha që çështja e statusit të kandidatit, por edhe hapat në këtë rrugëtim të një vendi drejt Bashkimit Evropian varen nga qëndrimi i vendeve anëtare. Qëndrimi BE-së është që të gjithë hapat duhet të dakordohen nga të gjitha shtetet anëtare me unanimitet”, theskoi ai./RTK

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?