Sulmohen forcat amerikane në Irak

Forcat amerikane ishin sot në shënjestër të tri sulmeve në Irak, por nuk ka pasur viktima. Një zyrtar ushtarak amerikan konfirmoi se një autokolonë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja hasi në një mjet të improvizuar shpërthyes (IED) në afërsi të Digës së Mosulit. Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se në […]
Një zyrtar ushtarak amerikan konfirmoi se një autokolonë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja hasi në një mjet të improvizuar shpërthyes (IED) në afërsi të Digës së Mosulit.
Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se në 24 orët e fundit ka pasur katër sulme kundër trupave amerikane në Irak dhe Siri.
Tre ushtarë amerikanë kanë pësuar lëndime të lehta, shtoi zyrtari, raporton reuters.
Dronët e armatosur gjithashtu shënjestruan bazën ajrore al-Harir në Erbil dhe bazën ajrore Ain al-Asad në perëndim të Bagdadit, ku gjenden forcat amerikane dhe ndërkombëtare. Dronët u rrëzuan nga mbrojtja ajrore dhe nuk u shkaktuan viktima.












