Strehimi i emigrantëve në Shqipëri: Jo më shumë se 3 mijë persona të strehuar në të njëjtën kohë

Agjencia për Media për Informim, institucion në varësi të qeverisë, ka publikuar disa nga detajet mbi marrëveshjen mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për emigrantët. Agjencia për Media dhe Informim e Shqipërisë, ka publikuar disa detaje të marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Sipas kësaj agjencie, neni 3 i marrëveshjes bën të ditur se Italia do […]
Agjencia për Media për Informim, institucion në varësi të qeverisë, ka publikuar disa nga detajet mbi marrëveshjen mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për emigrantët.
Agjencia për Media dhe Informim e Shqipërisë, ka publikuar disa detaje të marrëveshjes me Italinë për emigrantët.
Sipas kësaj agjencie, neni 3 i marrëveshjes bën të ditur se Italia do të marrë në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse të emigrantëve.
“Neni 4 garanton: Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj strukturat për qëndrimin e emigrantëve. Kufiri maksimal, jo më shumë se 3 mijë persona të strehuar në të njëjtën kohë”, thuhet në njoftim.
Më tej, bëhet e ditur se sipas nenit 6 të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, kjo e fundit do të përballojë çdo shpenzim për emigrantët e strehuar, përfshirë kostot e kujdesit shëndetësor, kosto të tjera të paparashikuara që mund t’i vijnë palës shqiptare.
“Neni 9: Afati maksimal i qëndrimit të një emigranti, nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për procedurat e azilit. Në përfundim të procedurave, pala italiane kryen me shpenzimet e saj largimin e migrantëve nga Shqipëria”, thuhet në marrëveshje












