Skandal: Shefi i Kabinetit të Osmanit ofendon Fahri Musliun, thotë se duhet të bëjë testin e ADN-së me Vuçiqin

Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, është përfshirë ne debatin që ka shpërthyer gjithandej dhe spekulimet se kinse gazetari kosovar në pension, Fahri Musliu “është babai i Aleksander Vucicit”. Vela ka rrëshqitur deri në ofendime drejt gazetarit Fahri Musliut. Shefi i stafit të presidentes Osmani i ka thënë Vuçiqit se duhet ta […]
Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, është përfshirë ne debatin që ka shpërthyer gjithandej dhe spekulimet se kinse gazetari kosovar në pension, Fahri Musliu “është babai i Aleksander Vucicit”.
Vela ka rrëshqitur deri në ofendime drejt gazetarit Fahri Musliut.
Shefi i stafit të presidentes Osmani i ka thënë Vuçiqit se duhet ta bëjë testin e poligrafit dhe analizat e ADN-së”.
Vela ka thënë se një gjë të tillë Vuçiq duhet ta bëjë bashkë me Fahri Musliun.
“Aco, është e kotë pa poligraf dhe analiza të ADN-së. Ti dhe Fahriu bashkë”, ka shkruar Vela.
Ndërkohë presidenti serb ka Vuçiq ka publikuar një video në Instagram, ku shihet bashkë me babain e tij, e ku iu jep përgjigje edhe raportimeve të shumta nëpër media.

Aco, džaba ti je bez poligrafa i DNK testiranjem. Ti i Fahri zajedno. pic.twitter.com/QhDUohnxDw
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 4, 2023












