“S’ka para të BE-së për Kosovën e Serbinë pa përparim në dialog”

“S’ka para të BE-së për Kosovën e Serbinë pa përparim në dialog”

Nëse nuk arrijnë progres në negociatat me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia nuk do të mund të llogarisin në fondet nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të cilin Komisioni Evropian e miratoi sot. Kështu kanë thënë burime të agjencisë serbe të lajmeve “Beta”. Me rastin e prezantimit të Paketës së Zgjerimit për vitin […]

Nëse nuk arrijnë progres në negociatat me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia nuk do të mund të llogarisin në fondet nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të cilin Komisioni Evropian e miratoi sot.

Kështu kanë thënë burime të agjencisë serbe të lajmeve “Beta”.

Me rastin e prezantimit të Paketës së Zgjerimit për vitin 2023, burime nga Komisioni Evropian (KE) thanë sot se Kosova dhe Serbia duhet të përfitojnë nga mundësia që u jepet duke “realizuar” atë që pritet prej tyre.

“Beogradi duhet të kontribuojë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës, që përfshin pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale në komunat me shumicë serbe, por edhe për zbatimin e marrëveshjes nga Ohri, pra njohjen de fakto të pavarësisë së Kosovës”, thonë burimet e “Beta”-s, transmeton Klankosova.tv.

“Së bashku me normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, kushti i dytë kryesor për përparimin e Serbisë në integrimet evropiane, sipas burimit, mbetet përafrimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, që nënkupton bashkimin me sanksionet e vendosura nga Bashkimi ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës”.

“Edhe pse Serbia teknikisht i përmbushi kriteret për hapjen e grupit 3 në negociatat e anëtarësimit me BE-në, për të ndodhur kjo, është e nevojshme të përmbushen dy kushte kryesore – përafrimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe përparimi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën”, thanë më tej këto burime nga KE.

Komisioni Evropian miratoi sot Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me vlerë gjashtë miliardë euro, i cili duhet të kontribuojë në rritjen e ekonomive të rajonit dhe përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së.

Plani përfshin një rritje të asistencës financiare të BE-së për të mbështetur reformat në Ballkanin Perëndimor, për periudhën 2024-2027, përkatësisht dy miliardë euro grante dhe katër miliardë euro kredi, por pagesa kushtëzohet me zbatimin e disa reformave

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?