Shtëpia e Bardhë: Ripushtimi i Gazës nga Izraeli do të ishte gabim

Shtëpia e Bardhë: Ripushtimi i Gazës nga Izraeli do të ishte gabim

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Kirby, tha se ka të ngjarë që Izraeli të mbajë prani ushtarake në Gazë “për një periudhë kohore” pasi të mbarojë lufta, por shtoi se SHBA-ja beson se do të ishte “gabim” për Izraelin nëse do të ripushtonte territorin. “Mendoj se të gjithë ne […]

“Mendoj se të gjithë ne parashikojmë një periudhë kohore pasi të ketë mbaruar konflikti kur forcat izraelite me gjasë do të vazhdojnë të jenë në Gazë dhe do të kenë disa përgjegjësi fillestare të sigurisë”, tha Kirby për CNN më 8 nëntor.

“Por, për sa kohë dhe sa do të jetë madhësia [e forcave izraelite], mendoj se është herët të dihet”, shtoi ai.

Kirby tha se SHBA-ja është e përqendruar në hartimin e një strukture afatgjate qeverisëse për Gazën, pasi të mbarojë konflikti aktual. Por, ai shtoi se ende ka pak perspektivë për një plan të zbatueshëm.

“Mendoj se ka shumë pyetje dhe jo shumë përgjigje. Ne e dimë se çfarë nuk duam të shohim në Gazën e pasluftës, ne nuk duam ta shohim Hamasin në kontroll dhe ne nuk duam të shohim një ripushtim nga Izraeli”, tha zyrtari amerikan.

Ai shtoi se SHBA-ja nuk mund ta zgjidhë këtë çështje vetëm, prandaj Uashingtoni po angazhohet me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë për këtë çështje.

Një ditë më herët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se shteti i tij do të ketë “përgjegjësi për sigurinë e përgjithshme” në Rripin e Gazës për një kohë të pacaktuar pasi të ketë përfunduar lufta me militantët palestinezë të Hamasit.

Që nga 7 tetorit, kur Hamasi sulmoi Izraelin duke vrarë 1.400 persona dhe marrë peng mbi 200 të tjerë, Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka.

Izraeli ka thënë se synon që të shkatërrojë aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit.

Si pasojë e konfliktit, në Rripin e Gazës – shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve – janë vrarë mbi 10.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor që kontrollohet nga Hamasi.

Trupat izraelite dhe kolonët u tërhoqën nga Gaza më 2005, por Izraeli vazhdoi të mbante kontrollin e hapësirës ajrore dhe bregdetin e territorit. Hamasi mori pushtetin nga forcat besnike të presidentit të Autoritetetit Palestinez, Mahmoud Abbas më 2007. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?