Shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit, shlyen komentin e tij të turpshëm

Shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit, shlyen komentin e tij të turpshëm

Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, i cili njihet kryesisht për shkrime me platformën X, ka shlyer komentin e tij të turpshëm ku ndërlidhi gazetarin shqiptar Fahri Musliu me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. E gjitha filloi kur opozita serbe filloi t’i thoshte Vuçiç-it se ai përngjan aq shumë në gazetarin Musliu dhe […]

Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, i cili njihet kryesisht për shkrime me platformën X, ka shlyer komentin e tij të turpshëm ku ndërlidhi gazetarin shqiptar Fahri Musliu me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

E gjitha filloi kur opozita serbe filloi t’i thoshte Vuçiç-it se ai përngjan aq shumë në gazetarin Musliu dhe meqë për një kohë ai ka punuar në Beograd, Vuçiç është djali i një shqiptari.

Meqë është fushatë zgjedhore në Beograd, Vuçiç përdori këto sulme për t’u viktimizuar dhe doli me babanë e tij në një video ku thoshte se po sulmohet familja e tij dhe rrjedhimisht gjithë familjet serbe.

“Jam krenar me babin tim, është shumë më i mirë se unë dhe kam mësuar shumë prej tij. Ju them edhe njëherë babai im është Anxheliko, e dua pafundësisht dhe do ta shpëtojmë vendin nga ju”, thotë Vuçiç në video.

Kësaj videoje i reagoi – meqë s’ka punë tjetër – shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit.

Vela, duke përfshirë këtu gazetarin Musliu shkroi se “kjo është e kotë”, meqë për ta vërtetuar se nuk je djali i gazetarit shqiptar “duhet ta bësh me poligraf dhe testin e ADN-së”.

Por, s’u ndal me kaq, duke thënë edhe se përveç Vuçiç-it, duhet ta bëjnë bashkë “ti dhe Fahriu”.

Vela ka marrë kritika të shumta në Kosovës, për mungesën e maturisë dhe degradimin e pozitës së tij shtetërore, duke ofenduar kështu vetë gazetarin veteran Musliu dhe familjen e tij.

Më vonë, pas kritikave, Vela e ka fshirë komentin dhe për një kohë është jashtë funksionit i gjithë profili i tij në X.

Për këtë komet, ka reaguar publicisti dhe gazetari, Halil Matoshi, i cili përmes një postimi në Facebook, i ka kërkuar Presidentes Vjosa Osmani, që ta shkarkojë Velën nga posti i shefit të kabinetit të saj.

“Me pasë Kosova Presidente normale, për 15 minuta është dashtë me e shkarku Blerim Velën, por shteti po identifikohet me vulgus-in dhe vulgaren si diskurs”, shkroi Matoshi.

Ndërsa, shkrimtari Matoshi, nuk kursej lëvdatat për gazetarin Musliu, të cilin tha se e njeh që 40 vite.

“Gazetar e publicist me integritet i brezit të ‘Rilindjës’. Ai ka një familje e prestigj shoqëror, por nuk ka një instancë në shtet që e mbron nga përgojimet idiote të pushtetit”, shtoi.

“Nëse pushtetit i lejohet me denigru qytetarin Musliu dhe familjen e tij, mua më lejohet me konstatu se këshilltari i Presidentes është një fundërrinë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?