Serbia shpall kandidaturën për Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s

Serbia shpall kandidaturën për Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, njoftoi më 9 nëntor për kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në Bordin Ekzekutiv të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO). Ai këtë njoftim e bëri gjatë fjalimit para Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris. Për anëtarët e rinj të Bordit […]

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, njoftoi më 9 nëntor për kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në Bordin Ekzekutiv të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Ai këtë njoftim e bëri gjatë fjalimit para Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris.

Për anëtarët e rinj të Bordit Ekzekutiv do të votohet më 15 nëntor dhe kandidatët janë Shqipëria, Rusia, Sllovakia, Republika Çeke dhe Uzbekistani.

Serbia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kundërshton anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë UNESCO-n.

Deri më tani, Serbia ka lobuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.

Gjatë fjalimit të tij, Daçiq tha se trashëgimia kulturore serbe në Kosovë është në rrezik, duke shtuar se “trupat ndërkombëtare, që kanë për detyrë të ruajnë trashëgiminë kulturore serbe, janë të dislokuara vetëm në disa asete kulturore”.

Ai vlerësoi se “trashëgimia kulturore dhe historike serbe në Kosovë, ku janë 1.300 vende të shenjta, është e një rëndësishme të madhe jo vetëm kur bëhet fjalë për identitetin kombëtar të Serbisë, por po ashtu paraqet një pjesë të vlefshme të trashëgimisë kulturore evropiane dhe botërore”. Sipas tij, kjo trashëgimi “është subjekt i përpjekjeve për riemërim, rishikim të fakteve historike dhe të përdhosjes fizike”.

Autoritetet në Kosovë besojnë se me anëtarësimin në UNESCO, shumë objekte të trashëgimisë kulturore në Kosovë do të gëzonin një mbrojtje në nivel ndërkombëtar.

Tri manastire ortodokse në Kosovë janë nën mbrojtjen e UNESCO-s: Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit, ai i Graçanicës, por edhe Kisha e Shën Premtës në Prizren.

Sipas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më herët gjatë këtij viti për normalizimin e raporteve, Serbisë i është kërkuar që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Marrëveshja, për të cilën janë pajtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po ashtu parasheh edhe një nivel të lartë të mbrojtjes së objekteve kulturore dhe fetare serbe, sipas modeleve ekzistuese evropiane

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?